Open Data po hulumton mbi detyrimet kontigjente apo potenciale për  Buxhetit të Shtetit që rrjedhin nga Kontratat dhe Marrëveshjet për Koncesione dhe Partneritete Publike PPP që shteti Shqiptarë ka me palë të treta. Detyrimet Kontingjente (të kushtëzuara dhe potenciale), në Financë Publike njihen si detyrime që lidhen me Garanci Shtetërore; Koncesione të klasifikuara jashtë Bilancit qeveritar korrent; detyrime të Shoqërive me Zotërim Publik; Borxhe Qeveritare me Probleme; Vendime Gjyqësore dhe Arbitrazhe.

Artikulli: http://ndiqparate.al/2021/06/28/koncesionet-dhe-ppp-si-detyrime-kontingjente-jashte-bilancit-qeveritar-2020-shqiperia-dhe-vendet-eu/

Eurostat publikon çdo vit të dhëna për Detyrime Kontingjente lidhur me Koncesione PPP si raport me Produktin e Brendshëm, Kombëtar Bruto GDP. Kjo llogari dhe renditje bëhet për Shtetet Anëtare, dhe vende të Kontinentit që aplikojnë Standartin Ndërkombëtar të Kontabilitetit ESA 2010. Shqipëria aplikon ende një standard të vjetruar të Kontabilit si ai ESA95. Kjo është arsyeja pse nuk kemi të llogaritur zyrtarisht nga Ministria e Financave Detyrimet Kontingjente të PPP Koncesione. Po njësoj për këtë arsye PPP dhe Koncesione nuk përfshihen në Llogaritë Kombëtare që vlerësohen nga Enti Ynë Kombëtar i Statistikës INSTAT. Mungesa e vlerësimit dhe llogaritjes me këtë standard bën që sektori PPP Koncesione të jetë një sektor me risk të lartë potencial për Financat Publike.

  • Ekipi i Analizës pranë Open Data Albania po bën evidencë të Detyrimeve Kontingjente të Shtetit lidhur me Kontrata PPP dhe Koncesione sipas parimit gjithëpërfshirës që aplikon Standardi ESA 2010. Parim që nuk aplikohet aktualisht nga Shteti.
  • Për efekt vlerësimi do të evidentojmë vetëm detyrimet kontraktore potenciale të kontratave PPP dhe Koncesione me mbështetje Buxhetore, detyrime ekzistente. Në vlerësimin tonë nuk kemi aplikuar dhe përmbledhur të dhëna vlera nominale, që lidhen me PPP Koncesione për detyrime të tjera kontigjence si dëmshpërblime arbitrazhi; kamatëvonesë; penalitete mbrojtjes me klauzole konkurrence; dëme nga forca madhore apo për shkak të gjendjes së mbinatyrshme e të tjera të ngjashme që nuk janë ende evidente apo të pranuara. Detyrimet kontingjente kanë vlerën e kontratës nga viti përkatës (kur bëhet llogaria) deri në fund të kohëzgjatjes së kontratës sipas parashikimit.
  • Në krahasim me 31 dhjetor 2019 ky indikator është në ulje. Pasi në 2019 ishte 191 015 516 000 Lekë. Në 2020, periudha janar shtator,  shteti shqiptar ka paguar detyrime në vlerë 7 894 749 000 Lekë.
  • Gjendja Detyrime Kontigjente (Contigent Liabilities) për Koncesione PPP vetëm sipas potencialit detyrime kontraktore pa përfshirë të tjera jashtë kontratës në datën shtator 2020 për shtetin shqiptar llogaritet 183 120 767 000 Lekë, në euro rreth 1 488 786 723 Euro (1.48 miliard).
  • Në krahasim me 31 dhjetor 2019 ky indikator është në ulje. Pasi në 2019 ishte 191 Miliard Lekë. Në 2020, periudha janar shtator,  shteti shqiptar ka paguar detyrime në vlerë 7.89 miliard Lekë.
  • Po njësoj duke e llogaritur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto për vitin 2019, Detyrimet Kontingjente për PPP Koncesione janë 11.4% e PBB.

EUROSTAT bën publikim çdo vit të raportit Detyrime Kontingjente nga PPP Koncesione të klasifikuara jashtë bilancit si raport ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (jo për Shqipërinë e cila nuk bën deklarim në Llogaritë kombëtare të indikatorit). Duke vendosur edhe Shqipërinë ne renditjen e EUROSTAT për këtë Tregues, na rezulton që:

  • Vendi ynë është një pozicion të lartë risku pasi është disa herë me më shumë në Detyrime Kontingjente PPP Koncesione vs PBB-së se vendet e tjera.
  • Pas Shqipërisë me 11.4% peshën më të lartë e ka Sllovakia e me Detyrime sa 2.42 % dhe Portugalia me 2.26% të PBB.
  • Të gjithë vendet e tjera kanë raporte Detyrime Kontingjente PPP deri në 1.13 % të GDP-së duke treguar kujdes maksimal kundrejt Financave Publike.
  • Për vitin 2021 Buxheti i Shtetit ka planifikuar pagesa për PPP Koncesione në vlerën 14 miliard Lekë. Në 2022 kjo vlerë bëhet 15.4 miliard, dhe në 2023 janë që tani planifikuar 15.3 Miliard Lekë.
  • Koncesionet dhe PPP me kohëzgjatjen më të gjatë janë koncesioni PPP “Pёr Ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë” me shoqëri koncesionare Integrated Energy BV SPV sh.p.k dhe koncesioni Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinё, me shoqëri koncesionare Albanian Highway Concession sh.p.k,  me një kohëzgjatje dhe efekte për rreth 30 vjet.

Në Detyrime Kontigjenca PPP Koncesione mund të ketë efekte shtesë për shkak të detyrime jo drejtpërdrejt kontraktore dhe kushteve specifike që rrisin detyrimet nga Buxheti i Shtetit për Shoqëritë PPP Koncesione.