Një Investigim që rendit Veprime dhe Mosveprime të Shtetarëve të Lartë e që Favorizojnë Biznese të caktuara në Abitrazhe. Si fluturojnë miliona Euro te Shqiptarëve drejt “xhepave” për shkak të kontratave dhe vendimeve korruptive. A bëhen keto me dashje !
#OpenDataAlbania bashkëpunoi me gazetaren Sabina Veizaj programi Top Story për listimin e detyrimeve në arbitrazh dhe evidentimin e modelit korruptiv që po karakterizon këto procese.

“Kostot nuk vijnë menjëherë. Nëqoftëse shteti shqiptar miraton një ligj me palë përfituese shteti shqiptar duket sikur nuk ka difekt apo problematikë. Por në momentin që kjo nuk realizohet, palës i lind e drejta që ta zgjidhë mosmarrëveshjen në arbitrazh dhe të kërkojë vlerën e munguar të kontratës që nuk ka realizuar” u shpreh Aranita Brahaj, Open Data.

Në gjyqet ndërkombëtare të arbitrazhit për të cilat Shteti shqiptar njeh detyrime financiare janë shtatë çështje.

Peshёn më tё madhe ndaj faturës totale tё Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe tё tjerёt kundёr Shqipёrisё – Familja Becchetti.Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative tё procesit tё arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.

Listim i detyrimeve korrente per Arbitrazhe e gjeni ne artikullin https://ndiqparate.al/?p=13023

Ky dokumentar është prodhuar në mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.

Linku i Artikullit : https://top-channel.tv/2021/10/20/top-story-sa-i-kushton-taksapaguesve-shqiptare-fatura-e-arbitrazhit/

Linku ku mund të shikoni dokumentarin edhe me titra në anglisht: https://www.youtube.com/watch?v=CvOnvK6LtpY