Në fushatën zgjedhore për zgjedhje të përgjithshme parlamentare, 12 parti politike vunë të dispozicion të fushatës, të ardhura në vlerën 293 020 608 Lekë. Totali i Shpenzimeve të Deklaruara është 286 116 821 Lekë. Duke qenë se disa parti nuk kanë shpenzuar të gjitha të ardhurat apo fondet e vëna në dispozicion, në fushatë raportohet edhe një tepricë të ardhurash për Fushatën Zgjedhore prej 6.9 milion Lekë.

Partia Socialiste, Parti në qeverisje në datën e zgjedhjeve dhe fituese e tyre ka shënuar të ardhurat më të mëdha në fushatë ose rreth 60% të totalit të të ardhurave. Partia Demokratike ka arritur që të grumbullojë vetëm 47 625 660 lekë ose e thënë si përqindje ndaj totalit, 16.25%.  LSI ka arritur që të sigurojë fond të barabartë me 35 955 359 lekë ose e shprehur ndaj totalit, 12.3%. Partia e katërt me madhësinë e fondeve është Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kjo parti ka arritur që të sigurojë 16 385 217 lekë ose sa 5.6% të totalit të fondeve të mbledhura nga të gjitha partitë politike.



Tabela: Fonde Totale për partinë dhe Kandidatët, zgjedhjet elektorale 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

E njëjta ecuri si me të ardhurat vihet re edhe tek shpenzimet e bëra përgjatë fushatës zgjedhore 2021. Partia Socialiste ka shpenzuar vlerën më të lartë të ardhurave të saj. Ajo ka shpenzuar e vetme sa 60.13% të shpenzimeve totale të bëra nga të gjitha partitë politike. Përkatësisht kjo vlerë e shpenzimeve për partinë dhe kandidatët e saj është 172 046 612 lekë.



Tabela: Shpenzime Totale për partinë dhe Kandidatët, zgjedhjet elektorale 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Fushata Zgjedhore 2021, Te Ardhura, Shpenzime dhe Borxhe apo Teprica
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burimet. Sipas nenit 86 të Kodit Zgjedhor, Partitë Politike mund të financohen nga 4 burime: 1) Fondet Buxhetore, 2) Të ardhurat e vetë subjektit, 3) Dhuratat në vlerë monetare, në natyrë apo shërbime të dhëna sipas nenit 92/1 të Kodit zgjedhor dhe 4) Kreditë e marra nga Partitë Politike ose kandidatët sipas ligjit.

Kështu Partitë Politike në vend kanë shfrytëzuar të gjitha këto mënyra për të siguruar fonde sa më të mëdha përgjatë fushatës zgjedhore 2021.

Dhjetë parti kanë arritur që të përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit. Partia Socialiste ka arritur që të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve të Buxhetit të Shtetit, përkatësisht, 55 826 750 lekë, ose sa 44.37% e Buxhetit Total të Shtetit për parti politike gjatë fushatës zgjedhore 2021. Partia Demokratike ka një shumë të barabartë me 33 318 149 lekë, ose 26.48% të totalit. Lëvizja Socialiste për Integrim 18 975 182 lekë, ose sa 15.08% e totalit. Partitë e tjera që kanë fond nga Buxheti i Shtetit si vijon: Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ( 5 552 885 lekë), Partia Republikane (3 926 232 lekë), Bindja Demokratike (1 485 550 lekë), Fryma e Re Demokratike (2 188 832 lekë), Partia Social Demokrate (1 629 360 lekë), Partia Demo Kristiane (1 479 742 lekë), dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (1 434 012 lekë)

Partitë politike kanë përfituar edhe nga Kontributi i vetë kandidatëve të tyre, Donacionet dhe Të Ardhurat e krijuara nga vetë Partia.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Financim nga burimet e vetë partisë kanë vetëm 4 partitë Partia Socialistë ka financim nga burimet e veta në vlerën 76 980 834 lekë ku  51 141 673 lekë janë financim nga vetë partia dhe pjesa tjetër 25 839 161 janë të ardhura nga kuotat e anëtarësisë. Partia Demokratike të gjithë të ardhurat e krijuara nga burimet e vetë partisë, 10 722 565 lekë,  i ka me burim nga kuotat e anëtarësisë. Lëvizja Socialiste për integrim ka arritur që të sigurojë të ardhura nga burimet e vetë partisë më shumë se Partia Demokratike, duke kaluar kështu në vend të dytë. Përkatësisht LSI ka siguruar të ardhura në vlerën 15 757 046 lekë, ku 13 599 892 lekë, janë financim nga vetë partia fonde të mëparshme dhe 1 824 760 lekë financim nga kuotat. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka fond nga burimet e veta në vlerë pothuajse të barabartë me Partinë Demokratike. Kështu, PDIU, ka siguruar 10 516 392 lekë, ku 10 163 494 lekë e kanë burimin nga fonde të vetë partisë dhe pjesa tjetër 352 898 lekë nga kuotat e anëtarësisë.



Tabela: Ndarja e financimit nga burimet e partisë për partinë dhe Kandidatët, zgjedhjet elektorale 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzime për konsulencë ka kryer PS, 15 502 500 lekë, PD, 8 610 000 lekë dhe LZHK, 150 000 lekë.



Tabela: Shpenzimet sipas kategorive për partinë dhe Kandidatët, zgjedhjet elektorale 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partitë politike kanë përfituar edhe donacione private. Përsëri Partia Socialiste ka përfituar vlerën më të madhe të dhurimeve. Kështu ajo ka përfituar 5 101 905 lekë donacione, ku 4 101 905 janë donacione në natyrë dhe pjesa tjetër ne para. Partia Demokratike ka përfituar vlerën e dytë më të madhe të donacioneve, 1 481 321 lekë. E gjithë kjo vlerë është dhurim në natyrë. LSI ka përfituar vlerën e tretë më të lartë, 1 223 130 lekë. Partia e katërt që ka përfituar më shumë donacione është Partia Agrare Ambientaliste, 1 085 407 lekë. Shumica e dhurimeve janë në natyrë.



Tabela: Donacione për partinë, zgjedhjet elektorale 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhëna për shpenzime elektorale në fushata të ndryshme zgjedhor mund të gjeni në faqen NdiqParate tema Shpenzime Elektorale.

Shkarko excel: Të Ardhura dhe Shpenzime Zgjedhore 2021 sipas Partive, Deklarime Zyrtare
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha