Gjatë fushatës zgjedhore për Parlament Prill 2021, Partitë Politike subjekte elektorale, kanë deklaruar të shpenzuar për shërbime mediatike vlerën 81 120 114 lekë (tetëdhjetë e një milion e njëqind e njëzet mijë e njëqind e katërmbëdhjetë). Këtu nuk janë përfshirë shpenzimet me media sociale dhe listohen vetëm shpenzime me furnitor media të regjistruara në vend, dhe përshkrim shërbime media.

Në total fushata kushtoi 286  116 821 Lekë. Shpenzime Media janë 28.4 %  e totalit shpenzime elektorale fushata 2021.

Shoqëritë mediatike që janë kontraktuar dhe paguar nga Subjektet Elektorale janë disa. Dy media kombëtare kryesore në vend kanë marrë pjesën më të mirë të angazhimit. Kështu TV Klan ka ofruar shërbime mediatike  për Partitë Politike gjatë datave të fushatës me vlerë 19 462 373 Lekë apo e thënë në përqindje rreth 24% (23.95%) të totalit të të gjitha shpenzimeve për Media në këtë fushatë. Top Channel, ka ofruar shërbime të faturuara në vlerën 19 208 499 Lekë apo e thënë në përqindje, 23.64% e totalit shpenzime të subjekteve elektorale në Fushatë Zgjedhore.



Tabela: Subjekte Mediatike të kontraktuara për shërbime mediatike nga Subjekte Elektorale Fushata 2021 sipas vlerës
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më shumë se 70% e shpenzimeve të kategorisë Media është ndarë midis vetëm 5 shoqërive mediatike. Ndërkohë, përfituese të deklaruara nga raportet e partive politike kanë qenë 26. Pas Klan dhe Top Channel renditen me vlerat më të larta të faturuara edhe Focus Media News, shuma prej 7 674 280 Lekësh ose 9.46% të totalit, MTSC SHPK me një përfitim prej 7 000 000 Lekësh, ose 8.63% të totalit dhe Vizion SHA me një përfitim prej 5 704 940 Lekësh, ose 7.03% të totalit.



Tabela: Media, përfituese kryesore të fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

E njëjta renditje qëndron edhe ku shikojmë kontraktime për shpenzime mediatike të Partisë Socialiste.



Tabela: Media përfituese nga PS gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i takon shpenzimeve të bëra për zërin “Media” nga Partia Demokratike, 29.9% (6 148 499 lekë) e tyre kanë shkuar për Top Channel. TV Klan është kontraktuar nga PD për me 3 914 262 lekë ose 19.03% të totalit të shpenzimeve të bëra për zërin Media. Përfituese me pjesë pothuajse të barabartë janë ABC News, Euro Ballkan News, Focus Media, Channel One Sh.P.K., Vizion Sh.A., dhe 3 DS & AF Entertainment. Këto media kanë përfituar nga rreth 1 300 000 lekë secila, ose 6.34% -6.35%.



Tabela: Media përfituese nga PD gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

LSI nuk ka kryer shpenzime për zërin Media, si parti. Disa nga kandidatët e saj kanë shpenzuar dhe raportuar. Këto kontraktime janë më së shumti për media lokale si 3 DS & AF Entertainment (123 120 lekë), F.K.T-TV Apollon (123 000 lekë), Star Shpk (120 000), dhe MAT TV (105 000).



Tabela: Media përfituese nga LSI gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

PDIU është partia e tretë me vlerën më të lartë të shpenzimeve për zërin Media, pas PS-së dhe PD-së, me një total prej 4 417 385 lekësh. ABC News ka përfituar 67.91% të kësaj shumë (3 000 000 lekë). Përfituesja e dytë është 3 DS & AF Entertainment me 498 545 lekë, pasuar nga Focus Media dhe Panorama Group me 369 420 lekë secila.



Tabela: Media përfituese nga PDIU gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Republikane ka shpenzuar  2 555 000 lekë për Media. Këto shpenzime janë ndarë në dy përfitues, TV Klan me 1 495 000 lekë (58.51%) dhe Top Channel me 1 060 000 lekë (41.49%).



Tabela: Media përfituese nga PR gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzime për Media kanë bërë edhe Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim. Përkatësisht Bindja Demokratike ka shpenzuar 2 007 963 lekë me përfitues TV Klan (824 000 lekë), G2 Media (522 113 lekë), Vizion SHA (391 140 lekë) dhe Panorama Group (270 710 lekë).



Tabela: Media përfituese nga Bindja Demokratike gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Lëvizja për Ndryshim ka shpenzuar 607 570 lekë me përfitues TV Klan  (515 425 lekë) dhe Blueberry s Production (92 145 lekë).



Tabela: Media përfituese nga LN gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Fryma e Re Demokratike ka shpenzuar 130 507 lekë për Media. Media e vetme përfituese nga kjo parti është 3D58AF Entertainment Shpk.



Tabela: Media përfituese nga FRD gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

62.1% e shpenzimeve totale të bëra nga të gjitha partitë për Media, janë bërë nga Partia Socialiste. E dyta në radhë vjen Partia Demokratike me 25.35%.

Shkarko excel: Partitë Politike shpenzime mediatike dhe media kontraktore, Fushata Zgjedhore 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha