Në këtë artikull janë evidentuar shpenzime elektorale të partive të vogla, ose sipas klasifikimit për këtë artikull parti jo tre kryesoret si PS, PD dhe LSI. Mes tyre partitë parlamentare (të paktën një deputet në zgjedhjet pararendëse) kanë marrë edhe financim publik nga Fondi Buxhetor për Partitë. Burime të tjera të ardhurash janë donacionet, të ardhurat e vetë partisë nga financime të mëparshme apo kuota, borxhe nëse aplikohen të tilla.

Nga 22 Parti që po analizojmë në këtë artikull, pjesëmarrëse në zgjedhje por me deklarim zero vlerë shpenzimesh janë dhjetë, konkretisht Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar; Partia Ora e Shqipërisë; Partia Balli Kombëtar Demokrat; Partia Kombëtare Konservatore; Partia Lëvizja e Legalitetit; Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar; Partia Kristian Demokrate; Partia Aleanca Demokracia e Re; Partia Bashkimi Liberal Demokrat Shqiptar; Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Partia me vlerën më të madhe të të ardhura dhe pasojë edhe të shpenzimeve është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Ndërkohë Partia me vlerën më të ulët të të ardhurave ndër partitë me vlerë më të madhe se zero të ardhura është Partia Balli Kombëtar.

Disa nga këto parti kanë përfituar financime nga Buxheti Publik. Partitë që kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit janë; Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet 5 552 885 lekë, Partia Republikane e Shqipërisë 3 926 232 lekë, Fryma e Re Demokratike (2 188 832 lekë), Partia Social Demokrate 1 629 360 lekë, Partia Bindja Demokratike (1 485 550 lekë), Partia Demokristiane e Shqipërisë 1 479 742 lekë, dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1 434 012 lekë.

Shpenzime kanë deklaruar edhe kandidatët e pavarur të regjistruar në zgjedhje.



Tabela: Te ardhura dhe Shpenzime, Subjekte Elektorale Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ, sipas secilës parti
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ, sipas secilës parti
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur në këtë fushatë zgjedhore të ardhura prej 16 385 217 lekësh. Të gjitha këto para u shpenzuan gjatë fushatës. Të ardhurat kanë burimin e tyre në tre forma: nga buxheti i shtetit, 5 552 885 Lekë, nga Donatorët 315 940 lekë dhe të ardhura të partisë të vëna në dispozicion fushate vlera 10 516 392 lekë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

PDIU ka përfituar donacione në velën 315 940 lekë. Këto dhurime kanë qenë kryesisht në para, përkatësisht 87% e tyre dhe pjesa tjetër (13%) në natyrë.



Tabela: Ndarja e Donacioneve për PDIU gjatë Fushatës Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Republikane ka shpenzuar pjesën më të madhe të fondeve të krijuara për reklamim në media dhe mesazhe promocionale.



Tabela: Shpenzimet e PR sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Financimi nga buxheti i shtetit për Partinë Republikane përbën 93% të fondeve të saj totale, Kështu, 3 926 232 lekë dhe pjesa tjetër ka ardhur nga donatorë privatë (7% ose 309 208 lekë).



Tabela: Llojet e financimit për PR gjatë Fushatës Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Bindja Demokratike ka realizuar një fond të ardhurash me vlerë 2 285 550 lekë. Shpenzimet e deklaruara nga kjo parti kanë qenë më të larta krahasuar me të ardhurat. Diferenca apo borxhi i krijuar gjatë fushatës elektorale është minus 494  913 lekë. Bindja Demokratike ka kryer shpenzime në dy drejtime, për media, 2 007 963 lekë (72%) dhe për sondazhe 772 500 lekë (28%).



Tabela: Shpenzimet e BD sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fondet e realizuara kanë qenë pjesa më e madhe nga financimi publik, 1 485 550 lekë dhe pjesa tjetër, 800 000 lekë nga financimi privat. Financimin privat e kemi tërësisht dhurime në natyrë.

Partia Fryma e Re Demokratike, ka siguruar fond të barabartë me 2 254 832 lekë, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë 1 703 500 lekë. Fondet kanë ardhur pothuajse të gjitha si financim nga Buxheti i shtetit. Përkatësisht FRD ka përfituar 2 188 832 lekë nga Buxheti i shtetit. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është bërë nga kandidatët e partisë dhe jo nga vetë partia. Kështu 96 % ose 1 637 500 lekë e shpenzimeve është bërë nga kandidatët dhe pjesa tjetër janë shpenzime indirekte.



Tabela: Ndarja e shpenzimeve të FRD gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Social-Demokrate, ka mbledhur para për fushatë por nuk ka shpenzuar. Të ardhurat e deklaruara nga ajo janë 1 629 360 lekë të ardhura plotësisht nga Financimi Publik.

Partia Demokristiane ka përfituar gjithashtu të ardhura nga buxheti i shtetit. Të ardhurat e saj gjatë fushatës zgjedhore 2021 kanë qenë 1 479 742 lekë. Këto të ardhura e kanë burimin vetëm nga financimi publik.  Të gjitha fondet e kësaj partie janë shpenzuar gjatë fushatës zgjedhore 2021 kryesisht për aktivitete ose mitingje, shpenzime transporti dhe shpenzime administrative.



Tabela: Shpenzimet e Partisë Demokristiane sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia e fundit që ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit është Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Kjo  parti ka përfituar të ardhura në vlerën 1 434 012 lekë dhe i e gjithë kjo shumë është e ardhur nga Buxheti i Shtetit.

Shpenzimet e kësaj partie janë kryesisht për shpenzime administrative, shpenzime transporti dhe konsulencë.



Tabela: Tabela 30: Shpenzimet e Partisë LZHK sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Ambientaliste Agrare ka grumbulluar një fond të ardhurash të barabartë me 1 098 180 lekë. Shpenzimet kanë qenë në vlerën 1 085 407 lekë, duke pasur kështu një diferencë pozitive të ardhura-shpenzime. Pjesa  më e madhe e fondeve ka qenë e ardhur në natyrë, përkatësisht 76%, ose 825 407 lekë. Pjesa tjetër ka qenë e ardhur në para, 260 000 lekë (Këtu është llogaritur vetëm shuma e shpenzuar).



Tabela: Shpenzimet e PAA sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Lëvizja për Ndryshim ka arritur që të sigurojë një fond të barabartë me 899 816 lekë. Kjo parti ka realizuar shpenzime në vlerën e 807 386 lekësh. Kryesisht shpenzimet e kësaj partie kanë shkuar për Media, përkatësisht 607 570 ose 75 % e totalit të shpenzimeve.



Tabela: Shpenzimet e LN sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nisma Thurje ka arritur që të siguroj gjatë fushatës zgjedhore 2021 një fond të barabartë me  500 000 lekë. Shpenzimet kanë pasur të njëjtën vlerë. Donacionet kanë qenë që të gjitha në formën e dhurimit në natyrë. Donacionet janë bërë një pjesë, 100 000 nga vetë kandidatët e partisë dhe pjesa tjetër 400 000 lekë nga donacione private.

Të gjitha shpenzimet e kryera nga kjo parti kanë qenë për Media dhe janë kryesisht fonde të vëna në dispozicion të fushatës nga kandidati Pano Soko.



Tabela: Shpenzimet e Lëvizjes Thurje sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Llojet e financimit të Nismës Thurje gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Donatorë të Nismës Thurje gjatë fushtatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Lëvizja e Re ka siguruar fond privat në vlerën 431 342 lekë. I gjithë fondi është shpenzuar gjatë fushatës zgjedhore 2021. Shpenzimet kryesisht kanë shkuar për materiale promocionale, mediadhe pjesa tjetër për shpenzime administrative.



Tabela: Shpenzimet e Lëvizjes së Re sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia PBDNJ ka siguruar fond 150 000 lekë dhe ka shpenzuar 145 019 lekë. Financimet në këtë rast janë siguruar nga një donator i vetëm. Këto shpenzime kanë shkuar Materiale promocionale dhe Media sociale.



Tabela: Shpenzimet e PBDNJ sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia e fundit që ka siguruar të ardhura është Partia Demokristiane. Kjo parti ka siguruar të ardhura në vlerën 118 011 lekë dhe ka shpenzuar 108 011 lekë. Shpenzimet kanë qenë për sondazhe, dhe Media.



Tabela: Shpenzimet e Partisë Demokristiane sipas kategorive gjatë fushatës zgjedhore 2021
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhura dhe shpenzime gjithashtu kanë deklaruar edhe katër kandidatë të pavarur për deputetë. Kandidati që ka siguruar vlerën më të lartë të të ardhurave ka qenë Boiken Abazi me 515 350 lekë, pasojnë Elton Debreshi 512 047 lekë, Kreshnik Merxhani 234 950 lekë, dhe Pal Shkëmbi vlerë 102 250 lekë.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha