6 nga 13 kontrata koncesionare me mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, rezultojnë të jenë financuar me shuma të konsiderueshme nga sektori bankar”. Të dhënat raportohen nga Open Data Albania, që thekson se vlera e kredisë për 4 prej kompanive mbajtëse të koncesioneve arrin në 16.8 miliardë Lekë apo rreth 140 milionë Euro. Ndërkohë që, për 2 dy prej kontratave koncesionare, nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë.

Bëhet fjalë për kontratat e nënshkruara për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atë të Elbasanit, ku sipas ODA-s, për të dyja ka Marrëveshje Sigurimi Kuotash të lidhura mes shoqërive koncesionare dhe Bankës së Nivelit të Dytë, por në këto marrëveshje nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë së marrë. Të dy këto kompani janë tashmë nën hetim nga prokuroria speciale SPAK.

Shiko artikullin e plotë të ScanTv.al KETU