Organizata AIS / Open Data Albania organizoi në datën 23 Tetor në qytetin e Lezhës një trajnim me aktivist, gazetar dhe përfaqësues të organizatave qeveritare. Tema Aktivizmi dhe Shoqëria Civile për Hartimin, Konsultimin dhe Zbatimin e Buxhetit të Shtetit.

Ky event mbahet në kuadër të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me AIS dhe Citizens Channel.

Objektiv i Trajnimit janë ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe medias për të kontribuar në Planifikim e Buxhetit të Shtetit dhe mbi Politika të Shpërndarjes dhe Shpenzimit të Parave Publike.

Ky Cikël trajnimesh do të mbahet edhe në bashkitë Lezhë; Dibër; Shkodër; Kamzë; Tiranë dhe Malësi e Madhe me Target Përfaqësues të Shoqërisë Civile; Aktivist dhe Gazetar Lokal.

Trajnimi synon aftësim për të kuptuar dhe monitoruar Procesin e Hartimit, Miratimit dhe Raportimit të Buxhetit të Shtetit në Parlament. Ngritje e kapaciteteve të tyre për të reaguar dhe marrë pjesë gjatë procesit të Planifikimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit dhe Politikave që lidhen me Financat Publike. Trajnimi synon edhe prezantimin e Instrumenteve të Mundshëm Ligjor për pjesëmarrjen, propozime apo seanca dëgjimore në Komisione Kuvendore.

Shiko agjendën në shqip KËTU

Shiko agjendën në anglisht KËTU

Aktivist nga rajoni i Lezhës veç leksioneve mbi njohuri dhe aftësim, provuan edhe të krijojnë kazuse se si mund të reagojnë për buxhetim dhe shpërndarje më të mirë të Parave Publike. Arsimi dhe buxhetimit i këtij sektori ishte një nga momentet që ngjalli më shumë interes mes pjesëmarrësve duke theksuar se rajoni has dy lloj vështirësish. Zona urbane ka kapacitete të pakta në shkolla publike mbingarkesë në klasa, mësime në turne dhe numër të kufizuar arsimtarësh. Ndërkohë në zona rurale shkollat funksionojnë me numër shumë të kufizuar nxënësish duke rrezikuar edhe ekzistencën e klasave dhe shkollave dhe duke ndikuar për keq në edukimin dhe jetën e banorëve përkatës.