Në vitin 2022 në vend janë regjistruar 3 608 (tre mijë e gjashtëqind e tetë)  shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Me kapital tërësisht të huaj janë 903 prej tyre ose 25.03% e totalit të shoqërive. Numri i shoqërive me kapital miks i huaj dhe vendas është 232 ose 6.43% pjesa tjetër e regjistrimeve në Regjistrin Kombëtar të Biznesit janë shoqëri me kapital plotësisht vendas. Nëse shohim peshën në kapitalin total të shoqërive të themeluara në këtë vit me zotërues plotësisht të huaj, na rezulton se ky kapital është 2.17 miliard  (dy miliard e njëqind e shtatëdhjetë e tre milion e nëntëdhjete e gjashtë mijë e dyqind e tridhjetë e tre) Lekë ose 30.12% e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në vitin 2022.

Në 2022 kapitali total i shoqërive të themeluara me zotërim të huaj apo vendas është 7 214 893 895  (shtatë miliard e dyqind e katërmbëdhjetë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë. Krahas shoqërive me kapital tërësisht të huaj është edhe një numër prej 232 shoqërish me kapital themelues miks shqiptar dhe të huaj.



Tabela: Shoqëri të regjistruara në QKB në 2022 sipas origjinës së kapitalit
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Nëse shohim vendet nga kanë origjinë këta zotërues të shoqërive të themeluara në vitin 2022, Italia qëndron në vendin e parë me 472 shoqëri ose 13.11% e totalit të shoqërive të themeluara në këtë vit. Italia pasohet nga Kosova me 56, Egjipti me 26 shoqëri. Në vend nuk mungojnë as shoqëri të vendeve më të largëta si Siri, Kuvajt, Irak etj.



Tabela: Origjina e Kapitalit sipas Shteteve 2022
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Në një grupim sipas Kontinenteve, ai evropian mban numrin më të lartë sa i takon Origjinës së Kapitalit të Shoqërive të themeluara në vitin 2022.



Tabela: Origjina e Kapitalit sipas Kontinenteve 2022
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Sa i takon kapitali renditja nuk është njësoj. Kryesojnë në peshë për vlerë Kapitali. kompanitë holandeze me 776 587 100 Lekë dhe kapitali gjerman me 476 293 899 lekë.



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Ne vlerësimin sipas kapitalit nuk janë marrë parasysh kapitali për subjektet që janë regjistruar si Degë të Shoqërive të huaja të cilat në 2022 janë 37 listuar ne excelin e lidhur me artikullin.

Lista e subjekteve të themeluara nga zotërues të huaj sipas origjinës për vitin 2022 është  e plotë në Excel-in e këtij artikulli, ndërsa pasaporta me informacion të mirë strukturuar të shoqërive të themeluara mund të aksesohen në portalin Open Corporates Albania. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive.

Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata apo licenca publike të rëndësishme. Po njësoj shoqëri të reja të regjistruara në vitet e fundit. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin.

Shkarko excel: Origjina e Kapitalit për shoqëri biznesi të regjistruara në 2022
Shkarko excel: Degë të shoqërive të huaja të regjistruara në 2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Lea Kanani