Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqsojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqsojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera.

Bilanci Tregtar = Eksporte-Importe

Në rastin e Shqipërisë, bilanci tregtar ka ardhur gjithnjë e në ulje (importet janë rritur vazhdimisht kundrejt eksporteve). Vlerën më të ulët e ka arritur në 2009, dhe më të lartën në 1994.

Nga analiza e të dhënave shihet si problematik niveli I eksporteve, I cili nuk është rritur me ritmin e importeve. Viti 2009, është një ndër të paktat vite ku janë ulur të dy treguesit krahasuar me vitin e mëparshëm (edhe importet edhe eksportet). Kjo shpjegohet me krizën globale, dhe uljen e kërkesës brenda dhe jashtë vendit. Për pasojë në 2009, bilanci tregtar thuajse ka mbetur konstant krahasuar me 2008.

Për sa I përket partnerëve kryesorë të tregtisë, vendin kryesor e zë Italia, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Ritmi I rritjes së importeve dhe eksporteve me Italinë ka qënë I lartë, ndërkohë që me Greqinë ky ritëm ka qënë në ulje. Vihet re një rritje e importeve nga vendet e Azisë (ku vendin kryesor e zë Kina) dhe rritje të eksporteve drejt Kosovës.