Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi ecurinë e sëmundjes së tuberkulozit  në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore.

Interesi i Bankës Botërore rreth kësaj sëmundje ka qënë për të konkluduar ecurinë, kurimet dhe për të bere një pasqyrim a janë arritur  objektivat e uljes së numrit të personave që janë prekur nga kjo sëmundje. Arsye që e komplenton këtë studim është edhe fakti se tuberkulozi është indikator i mirqënies dhe një  sëmundje që tregon nivelin e shërbimeve shëndetësore.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive e cila shkaktohet nga bakteria Mycobacterium tuberculosis . Sëmundja shfaqet më shpesh në mushkri, por mund të shaqet  edhe në organe të tjera të trupit, si  në gjendrat limfatike, në kocka, në organet e urinimit dhe ato gjenitale, në organet e brendshme, në sistemin qendror nervor, në lëkurë ose edhe si infeksion i përgjithshëm.

Duke filluar nga 2000 mund të shohim një ecuri të sëmundjes së tuberkulozit në rang kombëtar në Shqipëri.

Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, treguesi i sëmundjes së tuberkulozit ka ardhur vazhdimisht në ulje, duke arritur minimumin në 2009, me 14 raste sëmundjesh për 100,000 banorë. Ky është një trend pozitiv, por që duhet të krahasohet edhe me vendet e rajonit, për të krijuar një ide më të mirë për situatën. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e  parafundit (ka treguesin më të ulët), lidhur me prekshmërinë e sëmundjes së tuberkulozit, pra pas Greqisë.

Konkretisht vendet e rajonit në 2010, kanë këto tregues:

Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është suksesi i trajtimit dhe shërimit të këtyrë sëmundjeve. Konkretisht në Shqipëri përqindja e suksesit të kurimit të tuberkulozit ose e përfundimit të një kursi trajnimi paraqitet si më poshtë:

Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Mund të konkludojmë se suksesi i trajtimit të sëmundjes ka qënë i lartë. Dikur një nga sëmundjet më problematike të pashërueshme, tuberkulozi sot kurohet me anën e vaksinimit duke reduktuar në masë të lartë vdekshmërinë.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Eni Didi