Që nga dalja e parë në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit shqiptar, kostoja e borxhit publik ka ardhur gjithnjë e në rënie. Nga një humultim i “Open Data Albania”, ku krahasohen dy instrumentat për reduktim të kostos së borxhit që financon investimet publike, sic është kredia sindikale e përdorur në vitin 2009 dhe Eurobondi në 2010-ën, dallohet qartë avantazhi i këtij të fundit si një instrument më i lirë për uljen e kostos së kredive.

Eurobondi shqiptar ka një interes prej 7,50% në vit ose 3,57% më pak se sa kredia sindikale.  E thënë ndryshe, kostoja vjetore e Kredisë Sindikale sot do të ishte rreth 22 milionë Euro, ndërsa ajo e Eurobond-it është 15 milionë euro.

iferenca midis tyre është 7 milionë euro më pak çdo vit, që do të thotë që nëse sot qeveria do të vazhdonte të mbante kredinë sindikale në portofolin e saj të borxhit, ajo do të paguante rreth 7 milionë Euro më shumë interes në vit, se sa me Eurobond-in. Sic pasqyrohet edhe në grafik nga krahasimi i kostos së borxhit për këto dy instrumente dallohet qartë efekti pozitiv që paraqet Eurobondi si një mjet financiar më i i lirë.

Gjithashtu, Eurobondi ka edhe dhe një avantazh tjetër të rëndësishëm duke qënë se  është një lloj kredie me afat skadimi  më të gjatë 5-vjeçar krahasuar me Kredinë Sindikale me afat 3-vjeçar, që do të thotë që qeveria shqiptare fiton më shumë vite për të shlyer borxhin. Më 4 nëntor të 2010-ës,Shqipëria ka emetuar 300 milionë euro bono sovrane në euro me një normë fillestare të interesit në 7,6%, të cilat do të maturohen në vitin 2015. 

Ecuria e performancës së Eurobondit në tregjet ndërkombëtare financiare ka qenë e mirë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se emetimi i tij u bë në një kohë të vështirë financiare në Europë për shkak të krizës. Kërkesë oferat nga ana e investitorëve për bonot qeveritare shqiptare ka qenë e balancuar për një periudhë të gjatë kohe.