Në një artikull të publikuar në Albanianews.it  ‘Shqipëria në ekonominë e dijes, lidhje midis 10 universiteteve në Adriaktik’ thuhet se dhjetë universitete kanë nënshkruar me 16 Maj 2012 një marrëveshje për të ndërtuar një kulturë të përbashkët në përputhje me direktivat kryesore të Bashkimit Evropian për zhvillimin e qëndrueshëm, transportin, qeverisjen, reformat e kurrikulave të shkollës dhe arsimit të lartë. Në këtë “Alumni” universitetesh të Mesdheut, Shqipëria merr pjesë, apo përfaqësohet, nga një universitet ende i paakredituar. Në faqen online të Ministrisë së Arsimit thuhet: Lista e mëposhtme e Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat të licencuara, të cilat janë të akredituara. Lexuesi i IDEA-s mund ta verifikojë në linkun e mëposhtëm:

http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=1&id2=7&id3=26, nr 22: Shkolla e Lartë ‘Illyria’, Tiranë, e Paakredituar.

Siç raporton më tej Albanianews.it bëhet fjalë për një projekt reciproriteti, ai quhet ‘Alum-Adriatic Linked Universities’ dhe është prezantuar nga Lum Jean Monnet, universitet i Casamassima-Bari që është propozuar si selia e re e sekretariatit të rrjeteve uneversitare mes Italisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovines, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Rumanisë.

Universiteti Illyria në Tiranë është një partner shqiptar i projektit ‘Alum-Adriatic Linked Universities’, përfshirë ‘Megatrend University’ në Serbi, ‘Podgorica Mediteran University’ në Mal të Zi, ‘South East European University of Tetovo’ në Maqedoni, ‘University of Macedonia of Thessaloniki’ në Greqi, ‘University of Primorska’ në Slloveni, ‘University of Pristina’ në Koosvë, ‘University of Rijeka’ në Kroaci dhe ‘University of Travnik’ në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Projekti ndër të tjera synon do të promovojë edhe lëvizshmërinë akademike dhe studentore në këto universitete; krijimin e një masteri ndërdisiplinor (Mba ose Master) mbi politikat për të inkurajuar zhvillimin e Adriatikut në fushën e transportit, ekologjisë, tregtisë, turizmit, artit dhe kulturës; një program doktoraure mbi zhvillimin e qëndrueshëm të Adriatikut; një revistë shkencore për studimeve të Adriatikut, krijimi i një biblioteke të përbashkët virtuale në Adriatik dhe bashkëpunimit të drejtimit të botimeve të përbashkëta; një çmim për t’iu dhënë tezave në master ose doktorature, takime, seminare, simpoziume, debate dhe takime të tjera shkencore dhe profesionale mbi tema me interes të përbashkët për 10 partnerët.

Licensimi

Institucioni privat i arsimit të lartë ‘Illyria’ i licencuar në vitin 2008 do të mund të ushtronte fillimisht veprimtarinë e tij në dy fakultete: Fakulteti i Drejtësisë, me programin e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë, “Drejtësi” (4 vite akademike); Fakulteti і Shkencave Politike, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë, “Shkenca politike” (3 vite akademike). Vendimi i dytë i 2010-ës e lejoi ‘Illyria’-n hapjen e programeve të reja të studimit të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në: a) “Financë – Kontabilitet”; b) “Administrim biznesi”.

Akreditimi

Procesi i akreditimit çertifikon cilësinë e një Intitucioni të Arsimit të Lartë (IAL) po ashtu edhe të programeve të studimit të këtij institucioni arsimor, përmes së cilit sigurohen jo vetëm studentët por edhe partnerët me të cilët bashkëpunon se produkti i tij njihet në treg, që diplomat e tij vlejnë.

Pas licensimit fillon faza e akreditimit, në faqen online të universitetit jepen dy akreditimet: Urdhër 487, datë 04.11.2011 adreditimi institucional të fakultetit ‘Shkenca Politike’ dhe të programit të ciklit të parë ‘bachelor’në ‘Shkenca Politike’. Dhe urdhëri numër 36, datë 01. 02.2012. akreditimi institucional të fakultetit të Drejtësië dhe programit të studimit ‘Master i Nivelit të Dytë’ në Drejtësi me profile: E drejtë civile, e drejtë publike, dhe e drejtë penale, të institucionit privat të arsimit të lartë ‘Shkolla e Lartë ‘Illyria’.

Vihet re se mungon akreditimi për nivelet e tjera të këtyre degëve të akredituara nga Agjencia Kombëtarë e Akreditimit dhe mungon plotësisht për Fakultetin e Ekonomisë. Për këtë arsye edhe në faqen online të Ministrisë së Arsimit ky institucion figuron si i paakredistuar.

Në vendin tonë operojne rreth 35 universitete private. Sipas të dhënave të Open Data Albania 65% e universiteteve private në vendin tonë janë të paakredituara, çka do të thotë se diplomat e tyre nuk njihet. Pasi sipas sipas ligjit të ‘Arsimit të Lartë’, 2007, neni 62 në pikën 3 thuhet: ‘Çdo institucion i arsimit të lartë apo program studimi në arsimin e lartë publik dhe privat, përpara lëshimit të diplomave të para, i nënshtrohet procesit të akreditimit të parë. Akreditimi i parë i jep të drejtën një institucioni publik ose privat të arsimit të lartë të lëshojë diploma të njohura në Republikën e Shqipërisë’.

Universiteti ‘Illyria’ ende i paakredituar plotësisht përfaqëson arsimin privat shqiptar në jashtë kufijve të Shqipërisë, çka hedh dyshime që problematika e universiteteve private është një sëmundje që ka prekur edhe rajonin tonë.