Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi mbajtësit kryesorë të borxhit të jashtëm.Nga analiza vihet re që, euro është monedha kryesore në të cilën qeveria shqiptare aktualisht merr borxh të huaj, me rreth 59% të totalit të stokut të borxhit të huaj. Stoku i Borxhit Publik të Jashtëm në fund të vitit 2011 është rreth 334 milionë lekë ose 25.39 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Banka Botërore është financuesi kryesor i qeverisë shqiptare me rreth 800 milionë euro, të cilat përdoren për të financuar projekte prioritare të infrastrukturës ose të zhvillimit social. Kreditorët privatë zënë vendin e dytë me rreth 721 milionë euro, ku përfshihen të gjitha bankat apo institucionet e tjera financiare me të cilat qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshje private financimi. Edhe blerësit e Eurobond-it zënë një vend të rëndësishëm në radhën e mbajtësve të borxhit të huaj, me rreth 298 milionë euro.
Banka Boterore 780.19
Banka Europiane e Investimeve 247.2
Qeveria Gjermane 198
Qeveria Italiane 250.29
Banka Europiane Rindertim dhe Zhvillim 203.22
Banka Europiane Qendrore 102.06
Banka Islamike per Zhvillim 107.07
OPEC 50.28
Kreditore Private 721.09
Bleresit e Eurobond-it 298.49
Te tjeret 190.38