Në kohën e informacioneve të shumta, apo shifrave
që vijnë nga institucione të ndryshme, mund të ndodhë që dikush të
gjendet para tyre, duke vënë në duart në kokë dhe pa kuptuar asgjë.
Sidomos për raste specifike, siç mund të jenë të dhënat ekonomike, të
cilat shpeshherë duken mjaft të komplikuara për publikun dhe kërkojnë
shpjegime apo interpretime të caktuara.

Përtej institucioneve përgjegjëse, si INSTAT, në Shqipëri funksionon edhe projekti “Open Data Albania“,
i cili është ndërmarrë nga Instituti i Shkencave. Bëhet fjalë për një
nismë civile, të mbështetur nga Fondacioni për Shoqërinë e hapur.

Projekti
synon që të mundësojë statistikat nga fusha të ndryshme si, arsimi,
ekonomia, demografia, shkenca, drejtësia, turizmi dhe bujqësia.

Megjithëse
ekziston një kornizë ligjore ekziszuese për lirinë dhe aksesin e
informacionit, shpeshherë ka ndodhur që në praktikë ajo nuk është
zbatuar. Prandaj, open.data.al synon që të mbushë këtë hendek.

Në përpjekjet për të rritur transparencën dhe stimuluar kontrollin demokratik dhe lirinë e të shprehurit, faqja në internet e “Open Data Albania” përqëndrohet kryesisht te prezantimi i informacionit në një mënyrë që të mund të përdoret më lehtë nga media.

Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi për këtë iniciativë me drejtoren ekzekutive, Aranita Brahaj.