Studimi 10-vjeçar 1993-2003, rritet numri i të prekurve nga sëmundjet e zemrës dhe kanceroze

Të dhëna

Femrat Te femrat numri më i lartë dhe rrezikshmëria më e madhe është te kanceri i gjirit, tumor i sferës femërore, i lëkurës dhe sistemit nervor qendror

Meshkujt  Te meshkujt, tumoret me rrezikshmëri më të lartë dhe më me probabilitet për vdekshmëri janë në lëkurë, mushkri dhe rrugët urinare

Krahasimi – Në vitin 1993 shënoheshin 200.1 raste vdekjeje për këtë grup sëmundjesh në njëqindmijë banorë, ndërsa në vitin 2009 ky tregues shënon 286.2

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe sëmundjet tumorale janë diagnozat nga të cilat shqiptarët vuajnë më tepër. Këto sëmundje, i shkaktojnë një pjese të mirë të popullatës edhe vdekjen.

Një studim dhjetëvjeçar nga viti 1993 deri në 2003, i ODA-s, duke marrë për referencë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Statistikës paraqesin rritje të konsiderueshme të qytetarëve të sëmurë, të cilët humbin jetën për shkak të tumoreve apo problemeve të aparatit qarkullues.

Vdekjet nga sëmundjet tumorale përbëjnë shtatëmbëdhjetë për qind të rasteve në mjekësinë shqiptare.

Në nivelin e vdekshmërisë për njëqindmijë banorë tumoret kanë shënuar rritje vit pas viti.

“Rritja në vlerë e këtij treguesi dëshmon politikë shëndetësore të pamjaftueshme për të siguruar diagnostikim dhe shërim”, sqaron ODA.

Përkatësisht grupi i sëmundjeve tumorale në vitin 1993 për njëqind mijë banorë shënonte vdekshmëri në masën 60.8 raste.

Vdekshmëria për njëqindmijë banorë nga sëmundje tumorale në vitin 2009 është 82.2.

Te meshkujt, tumoret me rrezikshmëri më të lartë dhe më me probabilitet për vdekshmëri janë në lëkurë, mushkri dhe rrugët urinare. Tek femrat numri më i lartë dhe rrezikshmëria më e madhe është te kanceri i gjirit, lëkurës dhe sistemit nervor qendror.

Viti me vdekshmërinë më të lartë tumorale për njëqindmijë banorë është vitit 2003 ku shënohen 95.5 vdekje për njëqindmijë banorë. Viti me vlerën më të ulët është viti 1994 me 56.6 vdekje.

Numri i vdekjeve për 100 mijë banorë sipas sëmundshmërisë, është një tregues i rëndësishëm për nje vend, si dhe referent për të dhënat demografike. Ky tregues ndihmon për të kuptuar jo vetëm sëmundjet që paraqesin më tepër rrezikshmëri për popullsinë e një vendi, por njëkohësisht edhe problematika që lidhen me hartimin dhe eficensën e politikave shëndetësore.

Open Data Albania” bazuar në të dhëna statistikore të INSTAT dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka realizuar një përmbledhje të të gjitha sëmundjeve nga të cilat vuajnë kryesisht shqiptarët, patologji nga të cilat një pjesë e popullatës kanë gjetur vdekjen.

Kështu në rastin e vendit tonë mund të konsiderojmë shtatëmbëdhjetë grupe sëmundjesh shkaktare, dhe sipas tabelës bëhen të njohura edhe grupet e sëmundjeve nga të cilat kemi gjithnjë edhe më pak raste vdekshmërie. Ndërkohë mbeten problematike për shkak të trendit rritës numri i vdekjeve për njëqindmijë banorë për disa sëmundje si dhe është grupi i Sëmundjeve Tumorale apo grupi i Sëmundjeve të Aparatit të Qarkullimit.

Përkatësisht grupi i Sëmundjeve Tumorale në vitin 1993 për njëqind mijë banorë shënonte vdekshmëri në masën 60.8 raste. Në vitin 2009 ky numër është rritur. Vdekshmëria për njëqindmijë banorë për sëmundje tumorale në vitin 2009 është 82.2.

Edhe grupi i Sëmundjeve të Aparatit të Qarkullimit që janë probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, në këtë hark kohorë 1993-2009 ka shënuar rritje. Në vitin 1993 shënoheshin 200.1 raste vdekjeje për këtë grup sëmundjesh në njëqindmijë banorë, ndërsa në vitin 2009 ky tregues shënon 286.2.

Sipas ODA-s, këto tregues për dy grupe sëmundjesh me tregues në rritje të vdekshmërisë dëshmojnë nevojën për politika dhe strategji më të mira të kujdesit shëndetësore.

Me interes paraqitet edhe treguesi i vdekshmërisë nga simptoma të papërcaktuara. Kjo referencë tregon performancë jo të kënaqshme të sistemit shëndetësor në diagnostikim dhe vlerësim të rasteve fatale të vdekshmërive spitalore.