Për 2009, qarku me numrin më të madh të qytetarëve në listën e votimit është Tirana me 745 446 emra në lista. Qarkut i Kukësit ka numrin më të vogël me 72 942 të tillë. Pjesëmarrjen më të lartë në votime në vlerë absolute e ka qarku i Tiranës, por përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në votim e ka qarku i Kukësit me 60.85% edhe pse ka pjesëmarrjen më të ulët në vlerë absolute me 44,387 votues.
Ne rang vendi në listën e zgjedhësve për 2009 janë 3 084 946 emra. Në votim kanë marrë pjesë 1 558 374 persona. Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009 ka qenë 50.52%.
Burimi: cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Tabela e mëposhtme na jep informacion për votat e pavlefshme.
Burimi: cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Vota e pavlefshme ka disa karakteristika për të qenë e tillë. Në çdo rast ajo nuk shënon rezultat pasi pavlefshmëria konsiston ose në paqartësi të vullnetit zgjedhor ose në parregullsi proçeduriale që nënkuptojnë defekte në procesin e votimit.
Në Kodin Zgjedhor janë parashikuar si të pavlefshme rastet si vijon: a) fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja; b) fletës së votimit i mungojnë vulat e parashikuara në nenin 103 të këtij Kodi; c) në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur vlerësimin e votës; ç) në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të caktuara zgjedhore; d) është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit; dh) nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit; e) nuk është e qartë se për kë është votuar; ose ë) zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit. Në çdo rast vota e pavlefshme është fletë votimi e gjetur në kuti.
Numrin më të ulët të votave të pavlefshme e ka qarku i Korçë me 648 fleta të pavlefshme nga 137 077 vota të hedhura në kuti në total. Ndërsa përsa i përket përqindjes më të ulët të votave të pavlefshme ajo shënohet përsëri në Korçës me 0.47% të totalit të votave në kuti. Në rang kombëtar numri i votave të pavlefshme është 42 074 vota me një përqindje prej 2.7 %.
Burimi: cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Burimi: cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Votë e dëmtuar është një fletë e cila nuk gjendet në kuti por është administruar nga komisioni i qendrës së votimit. Ky rast përkon me parashikime në kod: 1. Nëse shënimi në fletën e votimit apo në të paktën një nga fletët e votimit bëhet jashtë dhomës së fshehtë, zgjedhësi nuk lejohet të fusë fletën/fletët e votimit në kuti. Fleta e votimit konsiderohet e dëmtuar dhe futet në zarfin “flete votimi te dëmtuara” dhe zgjedhësit i jepet një fletë votimi e dytë. 2. Nëse zgjedhësi bën shënim ose e dëmton fletën e votimit pa dashje dhe kërkon një fletë votimi të dytë, fleta e votimit konsiderohet e dëmtuar dhe futet në zarfin “fletë votimi të dëmtuara ” dhe zgjedhësit i jepet një fletë votimi e dytë.
Nëse pasaktësitë e mësipërme ndodhin për herë të dytë, votuesit nuk i jepet më fletë votimi kështu ai humbet të drejtën e tij të votës. Në rastin kur vota është bërë e dëmtuar duke u shënuar jashtë dhomës së votimit jemi përpara situatës kur vota është ekspozuar. Nëse ekspozimi është bërë jo nga pakujdesia por me qëllim dhe duke patur arsye për t´ja treguar një personi konkret, atëherë jemi përpara një shkelje të rëndë deri në kufijtë e veprimit që përbën vepër penale. Kjo pasi ekspozimi përkon me premtime dhe tentativa për blerje të votës apo votim familjar.
Qarku me numrin më të lartë të tyre është qarku i Tiranës me 2 232 vota që përbëjnë 0.57% të totalit. Ndërsa përqindjen më të lartë të këtyre votave si qark e mban Korça. Numrin më të ulët të votave të dëmtuara e ka qarku i Beratit me 763 fletë të dëmtuara ndërsa si përqindje me të ulët e ndeshim në qarkun e Gjirokastrës. Në rang kombëtar totali i votave të dëmtuara ka qenë 8 935 që përbën 0.57 % të fletëve të votimit
Burimi: cec.org.a
Komentet dhe përpunimi: ODA
Kontribuoi: Pamela Qafoku