Open Data Albania ka kryer një hulumtim ne lidhje me fonde të mbledhura dhe shpenzuara nga subjektet zgjedhore në fushatë 2011. Ky hulumtim sjell për herë të parë një pasqyrë financiare të shpenzimeve elektorale të Fushatës për Zgjedhje për Organe të Qeverisjes Vendore 2011. Pasqyra kontabël bazohet tek të dhëna zyrtare të raporteve të vetë subjekteve zgjedhore, paraqitur për auditim pranë ekspertëve kontabël.

SHPENZIMET

Gjatë fushatës për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2011, subjektet zgjedhore parti dhe kandidatë të pavarur kanë shpenzuar në total vlerën 364.172.362 lekë ose 2.6 milionë euro. Fondet më të mëdha janë grumbulluar dhe shpenzuar nga partitë parlamentare, të cilat kanë fituar të paktën një deputet në Kuvend nga zgjedhjet pararendëse.

Këto parti kanë marrë më 2011 98% të totalit të fondeve të përfituara. Ndërkohë, partitë joparlamentare kanë grumbulluar 1% të totalit dhe subjektet kandidat i pavarur (94 kandidatë) kanë siguruar gjithashtu 1% të totalit të fondeve te përfituara në fushatën 2011.

FONDET

Por, nga kanë ardhur fondet që janë shpenzuar? Subjektet politike në fushatën zgjedhore 2011 kanë shpenzuar më shumë sesa kanë grumbulluar. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve është 26.3 milionë lekë, 7.23% të shpenzimeve totale. Kështu, 92.77% e shpenzimeve janë mbuluar nga fonde të mbledhura nga subjektet për fushatë.

Partitë politike përfituan 99% të totalit të fondeve të fushatës. Nga 55 parti të regjistruara si subjekte zgjedhore në vitin 2011, vetëm 15 deklaruan më pas fonde të përftuara dhe shpenzuara. Pjesa tjetër pretendon se nuk ka vlera të shpenzuara për kontabilizim, sikurse ka edhe parti që nuk përmbushin aspak detyrimin për të referuar me raport financiar.

Në total këto 15 parti kanë grumbulluar 335.588.638 lekë, ndër të cilat tri partitë me shuma më të mëdha në shpenzime të fushatës zgjedhore 2011 ishin PD, PS dhe LSI.

Sipas vlerave të shpenzuara, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, patën edhe vlerat më të mëdha të shpenzimeve elektorale, përkatësisht me 182.5 milionë dhe 136.5 milionë lekë.

Po këto dy parti kanë shënuar shpenzime më të larta se fondi i grumbulluar, duke e përfunduar fushatën me debi apo detyrime të pashlyera. Partia Socialiste është partia e cila zotëron shifrën më të madhe të tejkalimeve të shpenzimeve