Financat, censurë shifrave të Thesarit, Bode ‘fshin gjynahet’

Denoncohet rasti i censurës së statistikave zyrtare nga ana e ministrisë së Financave. Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, ka deklaruar dje se qeveria shqiptare është e detyruar me ligj dhe udhëzime përkatëse të bëjë transparent, përballë qytetarit shqiptar, çdo detaj të mënyrës se si shpenzohen paratë e taksapaguesve apo asetet publike monetare. Aktualisht, në javën e parë të shtatorit, janë hequr dhe censuruar…

Open Data Albania: Huaja ka shpërpjesëtim të theksuar zonal

Në dhënien e kredive duket se ka patur dhe vazhdon të ketë një shpërpjesëtim të patolerueshëm lokal. Open Data Albania ka kryer njё hulumtim mbi nivelin e kredimarrjeve nё Republikën e Shqipёrisё pёr harkun kohor 2008-2012. Kredi konsiderohet njё sasi e caktuar parash qё njё person fizik apo juridik merr hua nga njё institucion financiar pёr t’ja kthyer nё njё moment tё dytё kohor me…

Papunësia, “loja” me llogaritjet nuk përfshihen të pa regjistruarit

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit në Shqipëri për vitin 2012. Të dhënat bazohen tek baza statistikore e Ministria e Punës dhe vlerësime të INSTAT-it. Sipas ODA-s, treguesi s’është i saktë për shkak të metodologjisë Shkalla e papunësisë ose norma e papunësisë mbetet një tregues problematik për shkak të defekteve të Koordinatorit Kombëtar të Statistikave INSTAT në përllogaritje dhe…

Zgjedhjet vendore të 2011, partitë shpenzuan 2.6 milion euro

Open Data Albania ka kryer një hulumtim ne lidhje me fonde të mbledhura dhe shpenzuara nga subjektet zgjedhore në fushatë 2011. Ky hulumtim sjell për herë të parë një pasqyrë financiare të shpenzimeve elektorale të Fushatës për Zgjedhje për Organe të Qeverisjes Vendore 2011. Pasqyra kontabël bazohet tek të dhëna zyrtare të raporteve të vetë subjekteve zgjedhore, paraqitur për auditim pranë ekspertëve kontabël. SHPENZIMET Gjatë…

Qeveria korrigjon PBB-në një muaj pas miratimit në Kuvend

TIRANE – Qeveria ka korrigjuar në ulje shifrën zyrtare të rritjes ekonomike për vitin 2013, nga 4 për qind, që është parashikuar në buxhetin e miratuar një muaj më parë, në 3.1 për qind. Ky ndryshim është përfshirë në statistikat afatmesme fiskale dhe ekonomike, që sapo janë miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Një vit më parë, shifra e rritjes ekonomike ishte…

Maratona e inteligjencës, studentët në garë përmes projekteve të tyre

Instituti Shqiptar i Shken cave ka organizuar maratonën e inteligjencës dhe kreativitetit. Kjo maratonë zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë, si pjesë e projektit “Open Data Albania”. Programi synon të prezantojë në një mënyrë shumë të lehtë historinë tek të rinj shqiptarë apo shtetas të huaj.  Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazistë dhe studentë, të cilët sollën aplikacione me të dhëna…

Rriten lindjet me operacion, e zgjedhin 19 % e grave

Tendenca për lindje me operacion apo siç njihet ndryshe prerje cezariane në vendin tonë ka shënuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë. Kjo sipas një studimi të fundit të realizuar nga “Open Data Albania“, e cila ka marrë në shqyrtim periudhën kohore nga viti 2002 deri në vitin 2009.  Sipas këtij studimi, që burimin kryesor e ka nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rezulton se…

2013, vit elektoral me pak shpenzime, qeveria shënon rekord

Shqipëria nuk është pranuar as candidate e Bashkimit Evropian, megjithatë, kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje dje, në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të mazhorancës, se vitin e ardhshëm duhet të miratojmë një nivel të deficitit buxhetor në masën 2.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, pasi një gjë të tillë, sipas tij, e kanë miratuar vendet e BE-së javën e…

‘Berisha’ shkelje 300 mln USD në buxhet

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike nga punonjësit e admministratës shtetërore për periudhën 2005-2010 ka vlerën totale 3.34 miliardë, ku vlera më e lartë e dëmit shkaktuar arkës së shtetit është arritur në vitet 2007 e 2008, përkatësisht me 883.5 milionë lekë dhe 779.8 milionë lekë, ndërsa vlera më e vogël është në vitin 2010, me 187.6 milionë lekë. Open Data Albania ka kryer…

Dëmi ekonomik zyrtarët s’paguajnë

Në vitit 2005-2010, shuma e parave, që është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dëm ekonomik nga zyrtarët ndaj buxhetit nuk është paguar nga personat, të cilët KLSH i ka njohur si përgjegjës për të. Raporti më i vogël i zhdëmtimit rezulton të ketë ndodhur në vitin 2006, ku vetëm 15,22% e dëmit të kryer është arkëtuar, ndërsa raporti më i lartë i…

‘Open Data Albania’ publikon studimin krahasues mbi PBB-në në vendet e Ballkanit

2009, të ardhurat për frymë u ulën 8%Statistikat pergenjeshtrojne Berishen e INSTAT-in Sipas një studimi të shoqatës “Open Data Albania“, brenda një viti, vendi ynë ka humbur 8 pikë përqindjeje në një ndër treguesit më domethënës ekonomikë e socialë të një vendi, Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë. Një nga treguesit e pasurisë së individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto…

Open Data: Buxheti ulet çdo vit. Per 2011 qeveria dha 2.8% te PBB, mesatarja e BE eshte 5.1%

Arsimi, Shqipëria e parafundit në rajon Studimi: Leme pas vetem Turqine per parate qe jep shteti Shqipëria renditet në vendet e fundit të listës së vendeve të rajonit dhe BE-së sa i takon parave që shpenzon për arsimin. Sipas një studimi të publikuar nga “Open Data“, nga 12 vende të marra në krahasim ne renditemi në vendin e 11-të, duke lënë pas vetëm Turqinë. Ndërkohë…

Open Data Albania: Alternativa, rishqyrtimi i universiteteve te rretheve

Rreth 40% e stafit pedagogjik të fakulteteve Ekonomi, Drejtësi dhe Infermieri në vendin tonë janë të pakualifikuar ndërkohë që 33.3% e tyre rezulton në nivel mesatar. Shifrat duken tronditëse po të marrim parasysh se pedagogët janë një nga treguesit kryesorë të cilësisë së një fakulteti. Vetëm 26.7% e stafit akademik në këto fakultete ka rezultuar me nivel të lartë.  Sipas të dhënave rezulton se universiteti…

Open Data: Subvencioni buxhetor do jete sa gjithe investimet

Rritja e hendekut mes të ardhurave dhe shpenzimeve të sistemit të sigurimeve shoqërore ka ardhur duke u thelluar gjatë gjithë këtyre viteve me ritme që mund të bëhen të rrezikshme në një të ardhme të afërt. Kjo pasi të ardhurat nga kontributet vazhdojnë të jenë të ulëta krahasuar me shpenzimet që shteti u paguan të siguruarve, ndërkohë që rritja e hendekut financohet vit pas viti…