Trendi i përgjithshëm që është vënë re në lidhje me numrin e qytetarëve në këto lista votimi, nga viti 2009 në vitin 2013, është rritës. Në vitin 2009 janë gjithsej në listë 3 084 946 votues, duke vijuar me 3 199 554 zgjedhës në vitin 2011 dhe 3,274,255 të tillë për zgjedhjet e 23 qershor 2013, shifër kjo e gjeneruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Për vitin 2013 qarku që ka numrin më të lartë të zgjedhësve është Tirana me një rritje nga viti 2011 në 2013 prej 4.35%, ndërsa qarku që ka listën më të vogël është Kukësi por me rritjen më të lartë të numrit të zgjedhësve nga të gjithë qarqet prej 5.1%.
Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Nga viti 2011 në vitin 2013 ka pasur edhe qarqe të cilave ju është tkurrur numri i zgjedhësve. Këto qarqe janë Korça me 4.51 % ulje dhe Elbasani me 1.01% ulje.
Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA
Nga zgjedhjet e vitit 2009 deri në këto zgjedhje që po presim lista e votuesve në rang kombëtar ka ardhur duke u rritur. Rritja nga 2009 në 2011 është 3.58 % ndërsa nga viti 2011 në vitin 2013 rritja është 2.28 %. Vlen për tu përmendur këtu fakti që kjo rritje vjen në një kohë që numri i popullsisë sipas Censusit është duke u tkurrur.
Burimi: Komisioni qendror i zgjedhjeve cec.org.al
Komentet dhe përpunimi: ODA