Open Data Albania ka kryer një hulumtim ne lidhje me subjektet që kanë ofruar shërbime gjatë fushatës dhe nuk janë likuiduar financiarisht për këto shërbime. Hulumtimi paraqet partinë subjekt në debi, subjektin e palikujduar (pa paguar) dhe vlerën përkatëse sipas shërbimit të ofruar. Subjekte te cilat nuk kanë marrë paratë pagesën për shërbimin e ofruar janë kryesisht kompani mediatike që kanë vënë në shërbim të partive kohë televizive për reklamë politike.

Bazuar në të dhëna të raporteve kontabël dhe vlerësimeve të auditëve të pavarur, janë te paktën shtatë parti qe kanë shpenzuar me shumë nga sa kanë përfituar fonde për fushatën 2009 dhe që kanë fatura të pashlyera gjatë fushatës 2009. Por nga hulumtimi rezulton se vetëm 4 prej tyre, kanë të deklaruar subjektet te cilat nuk kane likuiduar deri në afatin zyrtar të përfundimit të fushatës. Këto janë: PS, PD, PR dhe  LSI. Ndërkohë, PAA PDK dhe G 99 janë subjekte që megjithëse regjistrojnë në raport kontabël vlera të pashlyera nuk  deklarjonë subjektet e pa-likuiduara.

Subjekte të palikujduara financiarisht nga PD në Fushatë Zgjedhore 2009.


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur dhe pasqyra e fondeve të përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore për periudhën 28 maj- 28 qershor 2009
Komente dhe Analiza: ODA

Subjekte të palikujduara financiarisht nga PS  në Fushatë Zgjedhore 2009.


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur dhe pasqyra e fondeve të
përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore për
periudhën 28 maj- 28 qershor 2009
Komente dhe Analiza: ODA

Subjekte të palikujduara financiarisht nga PR  në Fushatë Zgjedhore 2009


Burimi: Raport i Ekspertit Kontabël të autorizuar për auditivin e Fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Republikane. 28 maj-28 qershor 2009.
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Raport i Ekspertit Kontabël të autorizuar për auditivin e
Fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Republikane. 28
maj-28 qershor 2009.
Komente dhe Analiza: ODA

Në rastin konkret kur subjekti i pashlyer është një subjekt tregtarë njëkohësisht me veprimtari në fushën e medias situata e mardhënies debi-kredi shkakton një gjendje difektoze sa i takon respektimit të pavarësisë së medias. Ligjvënësi është kujdesur në mënyrë të veçantë duke parashikuar dhe ndaluar dy momente që pengojnë vartësinë ekonomike subjekt politik – subjekt tregtar me veprimtari në fushën e medias. Konkretisht në Kodin Zgjedhor në nenin 89 pika 3/b është ndaluar dhënia e fondeve në favor të subjekteve politike nga persona fizik dhe juridik që ushtrojnë veprimtari mediatike.

Po kështu në Kushtetutë nenin 70, ndalohet edhe mundësia që një ushtrues i veprimtarisë fitimprurëse në fushën e medias të jetë kandidat për deputet. Ndërkohë Ligjvënësi nuk ka parashikuar një situatë ndërvepruese me efekte vartësie për mosshlyerje debie në rastin e shpenzimeve të tejkaluara dhe të palikujduara nga partitë kundrejt kompanive mediatike. Situata bëhet edhe më difektoze kur debitë janë jetëgjata dhe shtrihen në  një hark kohorë disavjeçarë. Gjithashtu nuk kemi të dhëna dhe informacion mbi kërkimin e debisë në rrugë gjyqësore.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E