Open Data Albania paraqet një Pasqyrë Kontabël Përmbledhëse me Fonde për Fushatën Zgjedhore 2009. Për të vlerësuar llojin e financimit elektoral janë konsoliduar të dhëna zyrtare të raporteve të ekspertëve kontabël të licencuar.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar si subjekte zgjedhore në vitin 2009, 34 parti politike. Nga totali i këtyre partive vetëm 11 janë parti parlamentare. Zyrtarisht subjektet zgjedhore, raportojnë se kanë mbledhur në fonde në vlerën 336 040 695 (treqind e tridhjetë e gjashtë milion e dyzetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë. Kjo shumë është fondi i grumbulluar për të mbështetur shpenzime të fushatës zgjedhore.

Këto janë fonde të siguruara nga: financime publike (buxheti); nëpërmjet donacioneve; fondeve te vete subjekteve si dhe formave te tjera te lejuara në Kodin Zgjedhor.

Fonde të Subjekteve Politike sipas llojit  – Fushata Zgjedhore 2009


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Fonde Publike. Një pjesë e konsiderueshme e fondit për shpenzime janë para të cilat partitë politike i marrin nga buxheti i shtetit. Këto fonde publike ju vihen në dispozicion partive me qëllim për të mbuluar shpenzime të fushatës. Rregullat e shpërndarjes së këtij fondi janë parashikuar në Kodin Zgjedhor, nenin 87.  Sipas raporteve të vetë subjekteve, në fushatën zgjedhore 2009 janë përftuar nga buxheti i shtetit  64 077 264 (gjashtëdhjetë e katër milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë. Kjo përbën 19.07 % të totalit të fondeve të fushatës.

Donacione Elektorale. Donacione janë një fenomen interesant i fushatave elektorale. Megjithëse jo plotësisht transparent dhe i dukshme për publikun, fenomeni donacion privat për fushatën, sjell vlera të konsiderueshme për partitë politike. Kështu të ardhura të subjekteve politike nga fonde jo publike (privat) në fushatën e 2009 janë në vlerën 109 702 863 (njëqind e nëntë milion e shtatëqind e dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre) Lekë dhe përbëjnë 32.65 % të totalit të fondeve të fushatës. Kushtet dhe rregullat për donacione jopublike ligjvënësi i ka përcaktuar në nenin 89 të Kodit Zgjedhorë. Më tej nenet 90 dhe 91 përcaktojnë edhe detyrimin e partive për proces transparent si në mbledhjen e fondeve dhe në mbajtjen e regjistrit të donatorëve. Donatorët privat në favor të subjekteve zgjedhore duhet të mos jenë subjekte në përfitim apo debi me asete dhe buxhete publike.

Fonde të tjera. Fondet e tjera të subjekteve mund ti konsiderojmë fonde mikse publike dhe jopublike. I cilësojmë të tilla pasi janë fonde të vetë partive që mblidhen sipas parashikimeve jo në ligj por kryesisht në statute partiake. Të tilla janë kontribute apo kuotizacione të anëtarësisë dhe strukturave të partisë, para të përfituara si fond vjetor në bazë të ligjit për financën e partive politike, të ardhura nga interesa bankare të disa depozitave të mëhershme që parti të caktuara kanë arritur ti konsolidojnë ndër vite. Gjithashtu edhe fondet gjendje te subjekteve politike, përfshihen në këtë kategori. Kategoria e fondeve të vetë partive në dispozicion të fushatës përbën 46.90 % të totalit të Fondeve të Partive Politike Fushatë Zgjedhore 2009, dhe vlera përkatëse është 157 587 495 ( njëqind e pesëdhjetë e shtatë milion e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mije e katërqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë.

Një kategori tjetër fondi, e cila na shfaqet vetëm tek një subjekt zgjedhor, është tarifa për kohë ekstra përftuar falas si reklamë politike. Kjo përcaktohet në nenin 84 pika 6 në Kod, dhe është një rast i specifikuar ku kosto për vënie të kohës televizive në dispozicion falas për subjekte zgjedhore nga radio e televizione private, llogaritet si shpenzimi i zbritshëm për efekte tatimore. Në zgjedhjet 2009, përfitimi në bazë të kësaj klauzole ligjore shënon 1.39 % të totalit të fondeve, dhe i përket i gjithi vetëm Lëvizjes Socialiste për Integrim

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E