Open Data Albania ka marrë në shqyrtim numrin e institucioneve të arsimit të lartë në vitet 2002-2013. Para kësaj periudhe kohore tregu mbulohej vetëm nga arsimi publik duke qenë pjesë e një procesi deri diku të centralizuar. Aktualisht, në vend ushtrojnë veprimtarinë e tyre pesëmbëdhjetë institucione publike dhe dyzet e katër institucione të arsimit të lartë private.
Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA
Ecuria e lartë e licencimeve vazhdoi edhe gjatë vitit 2011, ndërkohë që mbyllet në vitin 2012 me vetëm dy licenca të reja. Gjithsej, Ministria e Arsimit ka licencuar 47 institucione private të arsimit të lartë. Tre prej tyre tashmë e kanë pushuar aktivitetin (dy kanë mbyllur aktivitetin dhe një i është hequr licenca nga MASH).
Duhet theksuar se jo të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë janë universitete. Ligji për Arsimin e Lartë bën dallimin mes: universiteteve, shkollave të larta, akademive, kolegjeve profesionale dhe qendrave ndëruniversitare, ku karakteristikë e universiteteve ndër të tjera është profili shkencor dhe ofrimi i programeve të studimit në të tre ciklet.
Aktualisht, nga dyzet e katër institucione private, vetëm shtatë prej tyre gëzojnë titullin “universitet”, ndërkohë që numërohen njëzet e gjashtë “shkolla të larta”. Grafiku në vijim jep më qartë klasifikimin e Institucioneve publike dhe private.
Burimi: Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA