Duke filluar nga viti 2002, tregu i arsimit të lartë në Shqipëri është ndarë midis Institucioneve të arsimit të lartë publik dhe private. Këto institucione ofrojnë programe të ndryshme në disa cikle studimi.

Open data Albania hulumton se deri në tetor të vitit 2013, në vend funksionojnë 1318 programe studimi në të gjitha Institucionet si universitete, shkolla të larta, akademi, kolegje profesionale dhe qendra ndëruniversitare. Peshën kryesorë të tyre e mbajnë programet e studimeve Bachelor (Ba), të cilat numërohen në rreth 548 apo 48% kundrejt totalit. Në vend të dytë renditen programet e studimeve Master Shkencor (MSH) me 371 programe apo 28% ndaj totalit. Programet në Master Profesional me 272 programe apo 20%.


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Universitete, shkolla të larta, akademi, kolegjeve profesionale dhe qendra ndëruniversitare private duket se janë mbizotëruese në programet e ofruara për këto tre cikle studimi, ecuri e pritshme nisur nga numri i lartë i institucioneve private në krahasim me ato publike. Kështu, në studimet Bachelor, ato ofrojnë 308  programe kundrejt 240 të IAL-ve publike apo në raportin 57% me 43%.


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndërkohë, diferenca privat – publik është më e ngushtë midis programeve të studimit të ciklit të dytë. Në të dyja rastet privatët ofrojnë rreth 53% të programeve të studimeve Master. Grafiku në vijim pasqyron informacionin sipas programeve të ciklit të dytë të studimeve për Master Shkencor.


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndërsa për Masterin Profesional, grafiku do të kishte pamjen si më poshtë:


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në studimet e ciklit të tretë për doktoraturë. Nga 96 programe studimi, 76 prej tyre apo rreth 80% ofrohen nga universitete publike dhe pjesa tjetër nga universitete private.

Numri i programeve të ofruara nuk duhet të ngatërrohet me mbizotërimin e tregut. Kështu, pavarësisht se institucionet jo publike kanë numrin më të lartë të programeve të studimit, institucione publike vazhdojnë të jenë mbizotëruese në treg sa i takon numrit të studentëve që ndjekin këto programe studimi.

  1. Të dhënat për 1318 programe i referohen rubrikës në faqen zyrtare të AAAL: http://aaal.edu.al/sq/?option=com_content&vieë=article&id=364&Itemid=156&lang=sq. Nga shqyrtimi i informacionit vihet re një mospërputhje me të dhënat po në një tjetër rubrikë të web-it zyrtar të AAAL-së: http://www.aaal.edu.al/sq/publikime/informacione/1082-nis-viti-i-ri-akademik-2013-2014.html sipas të cilës numri i programeve të akredituara është 1350.
  2. Mosrakordimi i shifrave totale të programeve sipas cikleve të studimit dhe ndarjes së tyre në midis IAL-ve publike dhe private i detyrohet informacionit në faqen zyrtare të AAAL-së: http://aaal.edu.al/sq/?option=com_content&vieë=article&id=364&Itemid=156&lang=sq. Megjithatë, diferencat janë në masë relativisht të vogël dhe nuk e cënojnë analizën.
Kontribuoi: Blrta Zilja