Akreditimi mund të përkufizohet si procesi nëpërmjet të cilit realizohet certifikimi i  besueshmërisë, autoritetit, mundësisë dhe aftësisë.  Në arsimin e lartë, akreditimi është një proces që siguron cilësinë, duke vlerësuar përputhjen e shërbimit dhe aktivitetit të Institucionit të Arsimit të Lartë (IAL) apo programeve të tij me standartet, proces ky i cili merr një rëndësi shumë të lartë në kushtet e një tregu në rritje dhe ende në zhvillimi, sikurse është në vendin tonë. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim Institucionet e akredituara deri në vitin 2013 nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë (AAAL), qofshin këto të ofruara nga sektori publik apo privat.

Kështu, nga 59 Institucione gjithsej, rezultojnë: 31 institucione që kanë kryer akreditim institucional duke përfshirë të gjitha njësitë përbërëse të tyre; 3 institucione që kanë kryer akreditim vetëm të njësive përbërëse të tij (si përshembull një ose disa fakulteteve të caktuara); 7 institucione në proces akreditimi; 7 institucione që nuk kanë kryer akreditim, por janë brenda afateve ligjore për nisjen e këtij procesi dhe së fundmi, 11 IAL që nuk kanë kryer akreditim dhe janë jashtë afateve ligjore për këtë proces.


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Tabelat e mëposhtme paraqesin informacionin mbi gjendjen e akreditimit për cdo Institucion e Arsimit të Lartë.

Institucione të akredituara institucionalisht:



Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA


Institucione që kanë kryer akreditim vetëm të njësive përbërëse të tij:



Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Institucione që janë në proces akreditimi:


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Institucione që nuk kanë kryer akreditim institucional, të klasifikuara midis institucioneve që janë ende brenda afateve ligjore për te kryer procesin dhe institucione të cilat nuk kanë kryer akreditimin dhe janë jashtë afateve ligjore:


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA


Pjesa më e madhe e institucioneve të paakreditura janë publike. Nga 18 institucione të paakredituara gjithsej, 13 prej tyre apo 72% janë publike, ndërsa 5 janë private. Në fakt, nga gjithë institucionet publike në vend, vetëm Akademia e Mbrojtjes ka përfunduar të plotë akreditimin, ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës është në proces. Ndërkohë, të gjitha institucionet e tjera publike nuk kanë hyrë akoma në procesin e akreditimit.

Situata paraqitet më ndryshe në sektorin privat. Nga 44 Institucione të Arsimit të Lartë privat, 30 prej tyre apo 68% e kanë përfunduar këtë proces. Ndërkohë, 6 institucione apo 13.6% janë ende në proces akreditimi dhe 5 prej tyre apo 11.4% nuk e kanë nisur fare, pavarësisht se janë brenda afateve ligjore. Pikërisht mbi përzgjedhjen e këtyre IAL-ve duhet të bie dhe vëmendja më e madhe e studentëve, pasi marrja e një përgjigje negative nga AAAL-ja për programin e studimit apo akoma më keq, përfundimi i studimeve pa u akredituar institucioni, bën që diploma e studentit të mos njihet në Republikën e Shqipërisë.


Burimi: Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA