Grafikisht norma mesatare e kredive ne LEK, EUR dhe USD në 7 vitet e fundit paraqitet si më poshtë:
Burimi: Banka e Shqiperise
Analiza dhe Komentet: ODA
Norma mesatare e depozites 1-vjeçare në LEK, EUR dhe USD në 7 vitet e fundit paraqitet si më poshtë:
Burimi: Banka e Shqiperise
Analiza dhe Komentet: ODA
Diferenca midis normës mesatare të kredive dhe depozitave në monedhën vendase përbën fitimin bruto të bankave të nivelit të dytë nga aktiviteti i zakonshëm. Pra bazuar në këto të dhëna vihet re se norma e depozitës në LEK është ulur më shumë se norma e kredisë, nga ku mund të arrijmë në perfundimin se fitimi i bankave nga aktiviteti i tyre normal (pranim depozitash dhe dhënie kredie), është rritur.
Fenomeni vihet re edhe në kreditë dhe depozitat e dhëna në monedha të huaja (ato kryesore USD dhe EUR). Edhe në këtë rast midis viteve 2007-2013, për kreditë në USD dhe EUR norma mesatare e interesit ka rënë përkatësisht me 1.9% dhe 0.9%, ndërsa norma e depozitave ka rënë me 2.4% dhe 2%. Pra edhe në monedhat e huaja, bankat sigurojnë një marzh fitimi më të lartë krahasuar me 7 vjet më parë.