Në vendin tonë benzina vlerësohej me 0.86 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth dy herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i benzinës shënon plot 1.81 dollar amerikan për litër. Benzina duket të jetë një hidrokarbur më i shtrenjtë se nafta në Republikën e Shqipërisë përgjatë gjithë harkut kohor 1998-2012. Megjithatë vitet e fundit vihet re që ato kushtojnë pothuajse njësoj. Në vitin 2012 benzina kushton vetëm 0.02 dollar amerikan për litër më shumë se nafta. Viti ku benzina shënon çmimin më të lartë, 1.81 dollar, është viti 2012. Prej vitit 2004 çmimi i benzinës është rritur mesatarisht me 12%.
Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Vendet e Rajonit që shënojnë çmim më të ulët të benzinës se vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia.
Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Trendi i rritjes se çmimit te benzinës ne Shqipëri dhe ne vendet e tjera te rajonit sipas 2-vjetarëve 1998-2012
Vlera ne dollar amerikan/liter
Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Ndryshimet në çmim mes këtyre dy hidrokarbureve megjithëse të vogla varion nga njëri kontinent në tjetrin. Në Amerikën e Veriut këto dy hidrokarbure tregtohen njësoj me 1.14 dollar amerikan për litër. Në Azinë e Jugut nafta tregtohet me 1.01 dollar amerikan për litër, ndërsa benzina 0.21 dollar më shumë, pra me 1.22 dollar për litër.
Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA