Open Data Albania ka publikuar sëfundmi një grup artikujsh me të dhëna të bazuara tek kriminaliteti për disa kategori krimesh. Të dhënat bazohen tek databaza e sistemit gjyqësor dhe analizojnë raste që përkojnë me një kohëzgjatje nëntvjecare 2004 – 2012. Më poshtë janë nënvizuar disa indikatorë më të rëndësihëm ndërsa grupin e artikujve ju mund ta gjeni duke klikuar temën kriminalistike.

Vrasje dhe Plagosje. Në Shqipëri regjistrohen mesatarisht çdo vit 325 persona si autor të krimeve kundër jetës, vrasje plagoje apo kanosje të rënda.

Gjakmarrje. Në nëntë vitet e analizuara gjykata ka dënuar mesatarisht çdo vit 12 persona për vrasje me paramendim për gjakmarrje.

Në total për 9 vite nën analizë gjykatat kanë dënuar me vendim të formës së prerë për gjakmarrje 108 persona.

Krime kundër drejtësisë janë ato vepra të kundërligjshme që prekin veprimtarinë e rregullt të gjykatës për realizimin e drejtësisë, si dhe të organeve që ndihmojnë në realizimin e saj. Në vitin 2013 për krime te tilla janë dënuar 230 persona.

Krim kundër drejtësisë shënohet edhe korrupsioni aktiv (dhënie e miteve) dhe pasiv (mitmarrje) me gjyqtar, prokuror apo funksionar të drejtësisë. Viti 2012 është viti në të cilin janë dënuar 6 persona si autor të korrupsionit në gjyqësor.

Vepra penale, pjesë e grupit të krimeve kundër drejtësisë, me numrin më të madh të të dënuarve duket të jetë ajo e moskallëzimit të krimit me mesatarisht 97 persona të dënuar çdo vit. Ky krim pasohet nga ai i kallëzimit të rremë me rreth 51 persona të dënuar mesatarisht çdo vit.

Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit është një nen që shprehet dukshëm si fenomen i arratisjes nga burgjet, dhe që është finalizuar në vitit 2012 me 23 persona të dënuar.

Krime seksuale me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me persona të mitur nën katërmbëdhjetë vjeç. Për këtë vepër penale që klasifikohet si e afërt me fenomenin e pedofilisë, nga gjykatat shqiptare dënohen mesatarisht 8 autor çdo vit. Në vitin 2012 janë dënuar 11 persona si pedofil.

Mashtrimi në përgjithësi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, përkatësisht 208 persona mesatarisht çdo vit. Numrin më të lartë të të dënuarve për mashtrim e shënon viti 2012 me 414 persona të dënuar.

Pas 2018 rishfaqet mashtrimi përmes skemave piramidale që shënon tetë deri trembëdhjetë raste në vit.

Po kështu ka filluar të procedohet në gjykatat shqiptare edhe mashtrimi kibernetik ku vetëm në vitin 2012 kemi 13 raste autorësh të dënuar.

Mashtrimet në kredimarrje, sigurime dhe subvencione janë gjithashtu raste tashmë me precedent në gjykatat e vendit.

Gjatë vitit 2012 janë dënuar 248 persona për falsifikim dokumentesh, 124 persona për falsifikim letërnjoftimesh apo vizash, 72 të tjerë për falsifikim dokumentesh shëndetësore.

Të dënuarit për kontrabande shënojnë mesatarisht 237 persona në vit. Numri i të dënuarve për këtë krim ka ndjekur një trend rritës në vitet 2004-2012. Nëse në vitin 2004 janë dënuar 103 persona, në vitin 2012 ky indikator shënon 474 autor të dënuar, pra rreth 4.6 herë më shumë.

çështje gjyqësore si pasojë e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie në 9 vite kanë penalizuar 2073 persona. Viti 2012 shënon 323 raste.

Për veprën penale të Vetëgjyqësisë, gjatë kësaj periudhe rezulton të jenë hetuar 388 çështje dhe janë dënuar 477 persona. Viti me më shumë çështje të hetuara është viti 2010, saktësisht 59 çështje, ndërsa viti me më shumë persona të dënuar është viti 2011, konkretisht 76 persona të dënuar.