Bazuar në të dhëna të sistemit gjyqorë cdi vit në Shqipëri regjistrohen mesatarisht 325 persona si autor të krimeve kundër jetës, vrasje plagoje apo kanosje të rënda. Open Data Albania hulumton se viti me më shumë raste në harkun kohorë 2004 – 2012 është viti i fundit 2012-ta me 356 autor krimesh të dënuar. Ndërkohë viti me numrin më të ulët të autorëve të dënuar për krime kundër jetës shënohet 2007 me 283 raste.


Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe analiza: ODA

Ligjvënësi shqiptarë ka parashikuar njëmbëdhjetë figura veprash penale të lidhura me vrasjen. Një pre tyre është edhe vrasja me paramendim për gjakmarrje. Në nëntë vitet e analizuara gjykata ka dënuar mesatarisht çdo vit 12 persona për këtë krim. Viti me numrin më të lartë të dënimeve është viti 2006, ndërsa me nivel më të ulët viti 2004. Në total për periudhën në analizë gjykatat kanë dënuar me vendim të formës së prerë për këtë krim 108 persona. Ndërkohë duket se nuk është ende funksional në të drejtën tonë penale gjykimi i autorit nxitës për gjakmarrje. Edhe pse ky nen është parashikuar në Kodin tonë Penal, ai pothuaj nuk është përdorur fare duke e bëre fenomenin social të pandëshkueshëm në procedimin penal.

Vrasjet dhe Plagosjet me dashje janë veprat më të shumta që shënohen në rastin e personave të dënuar për këtë grup krimesh. Në vitin 2012 janë dënuar 99 persona nën akuzën e vrasjes me dashje dhe 121 të tjerë nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Gjatë këtij viti janë dënuar gjithashtu 9 persona për vrasje me paramendim për gjakmarrje, 14 persona për vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, 7 persona për vrasje më kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, 13 persona për vrasje nga pakujdesia dhe 13 të tjerë për plagosje të rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.


Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci