Open Data” ka bërë një hulumtim mbi moshën e pensionit efektive dhe ligjore në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, në rastin konkret, vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD). Të dhënat janë marrë në rastin e Shqipërisë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në rastin e vendeve të tjera nga OECD.

Përkufizime

Mosha Zyrtare Ligjore e daljes në pension është mosha në të cilën me ligj një nënshtetas i një vendi ka të drejtë të aplikojë për pension pleqërie. Mosha Mesatare Efektive e daljes në pension është mosha në të cilën popullsia e një vendi ka aplikuar për të marrë pension dhe është tërhequr nga tregu i punës me kohë të plotë. Kjo tërheqje mund të ndodhë para ose pas moshës zyrtare.

Mosha në vite

Që nga viti 2002, mosha e daljes në pension në Shqipëri është rritur me 0.5 vjet çdo vit, deri në vitin 2012, kur u arrit mosha 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Mosha mesatare efektive në rastin e Shqipërisë ka ndjekur nga afër moshën zyrtare pa ndryshime të mëdha.