Open Data Albania po hulumton lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për shërbimin spitalor në harkun kohor 2012-2013. Ky buxhet ka të bëjë me shpenzime për investime, paga, kosto medikamentesh, shërbime, mirëmbajtje, rimbursim ilaçesh, etj. Ky artikull realizohet përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit , proces që mundësohet nga Platforma Spending Data Albania.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Buxheti i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 2013 ishte 4,806,565,404 lekë, pra 34% e buxhetit total për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë. Spitali Ushtarak, i cili së fundmi ka ndryshuar emrin në Spitali i Traumës ka pasur një buxhet faktik prej 554,566,275 lekësh në vitin 2013, pra rreth 4% e totalit. Sanatoriumi, nga ana tjetër si një spital jo më pak i rëndësishëm me vendndodhje në Tiranë, ka pasur një buxhet prej 3% ndaj totalit, pra 436,398,119 lekë.

Gjatë vitit 2012 spitali me buxhetin faktik më të madh pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka qenë Drejtoria e Spitalit Elbasan me një buxhet prej 599,286,104 lekësh, ndërsa në vitin 2013 ka qenë Drejtoria e Spitalit Shkodër me një buxhet prej 573,958,954 lekësh.

Buxheti Faktik për Shërbimin Spitalor ne vitet 2012-2013


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Një analizë interesante është dhe analiza që vë përballë njëra-tjetrës Spitalet Rajonale me shtrirje gjeografike në gjithë Republikën e Shqipërisë. Spitalet Rajonale të cilat kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i shtetit në harkun kohor 2012-2013 janë spitalet e Shkodrës, Elbasanit, Vlorës e Peshkopisë.

Gjatë vitit 2012 buxheti faktik i spitaleve dhe shërbimeve rajonale në total ka qenë 47% e totalit të buxhetit faktik të shërbimit spitalor, ndërsa në vitin 2013 ky raport është zvogëluar në 43% të totalit.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Të gjitha transaksione me vlerë, datë, përshrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme me të dhëna autentike tek Spending Data Albania, Montorim i Thesarit të Shetit.

Kontribuoi: Griselda Rruci