Tarifat vjetore të studimeve vetëm për nivelin Bachelor për gjatë vitit 2014 janë rritur me 39.5%. Të dhënat më të fundit që sjell Open Data Albania bëjnë me dije se, nga rritja e këtyre tarifave janë prekur më shumë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Gjuhëve të Huaja, si dhe fakultetet e tjera në përbërje të Universitetit Politeknik të Tiranës. Shifrat që sjell ODA hedhin poshtë çdo shifër të bërë publike pak kohë më parë nga ministrja e Arsimit, Nikolla sipas së cilës rritja e tarifave të studimit për vitin akademik 2014-2015 janë modeste dhe kapin një shifër prej 10%.

Janë pikërisht këto tarifa, për të cilat studentët për më shumë se një javë kanë protestuar para universiteteve të tyre. Ndërsa, Open Data Albania ka hulumtuar mbi tarifat e studimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2014-2015, mësohet se në shqyrtim janë marrë tarifat për studimet në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Mjekësor. “Për vitin akademik 2014-2015, tarifat vjetore të studimit në nivelin Bachelor me kohë të plotë shkojnë 25 000 deri në 40 000 lekë. Fakulteti Shkencave Sociale, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shëndetit Publik shfaqen si fakultetet me tarifa më të shtrenjta, prej 40 000 lekësh”, thekson ODA në hulumtimin e saj më të fundit.
Sipas saj krahasuar me vitin akademik 2013/2014 tarifat vjetore të studimit në nivelin Bachelor kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në nivelin 11.5% deri në 39.5%. “Nga rritja e tarifave janë prekur më shumë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe fakultete në përbërje të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku krahasuar me një vit më parë tarifat për studentët e këtyre fakulteteve kanë pësuar rritje deri në 39.5%. (VKM Nr.517, Datë 01/08/2014)”, thuhet më tej në këtë hulumtim. Por nga ana tjetër, jo larg këtyre tarifave që vijnë me një rritje drastike janë edhe tarifat për studimet Master Profesional. Për vitin akademik 2014/2015 tarifat në programet e studimeve Master Profesional variojnë nga 90 000 deri në 108 000 lekë për programin e plotë.
Pagesat
Mënyra e pagesës së tarifave me këste për këtë vit akademik u kundërshtua ashpër nga rrethet studentore, të cilat i ka gjetur ato të papërgatitura. Ndryshimi, të cilin MAS-i e miratoi pa marrë mendimin e asnjërit prej zërave studentorë në fakt vijon të jetë akoma i papranueshëm për këta të fundit, të cilët do t’i bashkohen jo vetëm protestave, por edhe grevave në rast se qeveria nuk merr përsipër të tërheqë çdo vendim që cenon hapur mundësitë ekonomike të studentëve për të ndjekur normalisht studimet e tyre. Sipas VKM Nr.668, datë 15/10/2014 pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë do të bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i Arsimit të Lartë. Në ndryshim nga viti akademik i kaluar, kësti i parë parashikon pagesën në masën 30% të tarifës totale dhe paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit në programin përkatës.
Toplista e fakulteteve me tarifat më të shtrenjta për 2014-2015
Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore janë fakultetet me tarifat më të shtrenjta për programet Master Profesional. Në vitin e ri akademik 2014/2015 tarifat për programet Master Profesional kanë pësuar rritje deri në 20% krahasuar me vitin akademik 2013/2014. Rritjen më të madhe e kanë pësuar tarifat për studentët e programeve Master Profesional pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” në fushën e studimeve të kryera. Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe ai Shkencave Teknike Mjekësore renditen sërish si ndër fakultetet me tarifat më të larta për programet Master Shkencor. Në këto fakultete dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, tarifa për programin e plotë Master Shkencor është 210 000 lekë. Tarifën më të ulët për programin e plotë Master Shkencor e ka Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me 144 000 lekë.
Rritjen më të madhe të tarifave të programeve Master Shkencor e ka pasur Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, ku krahasuar me vitin akademik të lënë pas, tarifat janë rritur me 18%. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i cili ka tarifën më të ulët për programin Master Shkencor, ka pësuar dhe rritjen më të vogël të tarifave, me vetëm 0.9%. (VKM Nr. 668, Datë 15/10/2014)
Krahasimi i tarifave me vendet evropiane
Kundërshtimi u hapur që ju bë niveleve tarifore që nisin zbatimin për këtë vit vjen edhe si pasojë e krahasimit të tarifave studimore me vendet europiane dhe vlerësohen si më të larta dhe duhet ta përballojnë familjet më të varfëra të Europës. Nga ana e tyre konsiderohet e papranueshme vendosja e një tarife që nuk aplikohet as në universitetet private për sa i përket provimeve të mbartura, si dhe dyfishimi i tarifës për studentët që përsërisin vitin dhe në disa raste tarifa shkon në trefish të asaj që ka ekzistuar, duke e bërë të papërballueshme për familjet e studentëve, por në të njëjtën kohë favorizohen universitetet private. Një student duhet të paguajë deri në 2.1 milionë për të vazhduar masterin, duke i shtuar edhe penalizimet përgjatë studimevem kjo vlerë dyfishohet, trefishohet ose dhe katërfishohet me tarifat që kanë pas qenë aplikuar më parë. Peticioni që i drejtohet Këshillit të Ministrave kërkon jo vetëm rishikimin e vendimeve për studentët që aplikojnë të ndjekin dyvjeçarin e masterit, por edhe për ata që ndjekin sistemin 3-vjeçar Bachelor, tarifat e të cilit kanë pësuar rritje të konsiderueshme, duke i rritur deri në 50%. Në këto kushte në rast se, qeveria nuk rishikon vendimet, të cilat i konsiderojnë të padrejta, shumë të rinj rrezikojnë që të mos vazhdojnë të drejtën për arsimim.
-Sa rriten tarifat vjetore për nivelin e studimeve Bachelor
Fakulteti Tarifa në vitin akademik 2013-2014 (Lek Tarifa në vitin akademik 2014-2015 (Lek) Rritja vjetore (%
Fakulteti i Drejtësisë 35883
40000 11.5
Fakulteti i Ekonomisë 29888 35000 17.1
Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave 17930 25000 39.4
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 17930 25000 39.4
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 23915 30000 25.4
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike 17930 25000 39.4
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike
17930 25000 39.4
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
17930 25000 39.4
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit 23912
33000 24
Fakulteti i Shkencave Sociale 35883
40000
11.5
Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore 29888 35000
17.1
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 17930 25000
39.4
Fakulteti i Shëndetit Publik 35883 40000
11.5
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
23915
30000 25.4
-Sa rriten tarifat vjetore për nivelin e studimeve Master Profesional
Fakulteti Tarifa në vitin akademik 2013-2014 (Lek) Tarifa në vitin akademik 2014-2015 (Lek) Rritja vjetore (%)
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 142,771 144,000
0.9
Fakulteti i Shkencave Sociale 162,240 168,000 3.6
Fakuleti i Gjeologjisë dhe Minierave 142,771
156,000
9.3
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
162,240 180,000
10.9
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit 181,709
204,000
12.3
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 149,261 168,000 12.6
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 129,792 150,000 15.6
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 129,792 150,000 15.6
Fakulteti i Drejtësisë
129,792
150,000
15.6
Fakulteti i Ekonomisë 181,709
210,000
15.6
Fakulteti i Shëndetit Publik 181,709
210,000 15.6
Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore
181,709 210,000
15.6
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit 181,709 210,000 15.6
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike 142,771 168,000 17.7