Open Data Albania” që mbështetet në të dhënat e ministrisë së Financave dhe Institutit të Statistikës (INSTAT), qartëson se në llogaritjen e borxhit për frymë ndikojnë dy parametra, stoku i borxhit dhe popullsia. Open Data Albania” raporton borxhi publik në Shqipëri ka arritur kuotën rekord për frymë me 3600 dollarë amerikanë.
Një projekt analitik për zhvillime dhe fusha të ndryshme “Open Data Albania” thotë se të dhënat mbi borxhin publik i ka mbledhur në raportin e fundit për vitet 2010-­2015.
Sipas raportimit, këtu është llogaritur raporti i borxhit tërësor të marrë dhe të pashlyer nga shteti “me popullsinë në një kohë të caktuar”.
Viti 2015, sikurse thekson raporti, shfaqet me ritmin më të ulët rritës të stokut të borxhit për periudhën e marrë në shqyrtim, 6.47% kundrejt vitit 2014, në dallim nga vite si 2011-a ku borxhi u rrit me 8% apo apo 2013-a me 6.88%.
Megjithatë, “Open Data Albania” vëren se mbledhja ndër vite e borxhit dhe rritja konstante, ka bërë që “vitin që vjen, shqiptarët të përballojnë një borxh përherë e më të lartë”.
Shifrat në nivele shqetësuese në raportin e publikuar nga “Open Data Albania” tregojnë se çdo shtetas i Shqipërisë duhet të paguajë 3600 dollarë amerikanë krahasuar me më parë.
Sipas raportit “një familjeje mesatare me 4 persona që në vitin 2010 “i takonin” 980 606 lekë nga borxhi publik i përbashkët, në vitin 2015 do të mbartë 1 455 000 lekë”.
Open Data Albania” që mbështetet në të dhënat e ministrisë së Financave dhe Institutit të Statistikës (INSTAT), qartëson se në llogaritjen e borxhit për frymë ndikojnë dy parametra, stoku i borxhit dhe popullsia: “Tkurrja e popullsisë që nga viti 2010 ka dhënë ndikimin e saj në rritjen e borxhit për frymë, megjithatë, ritmet e ulta me të cilat ndryshon popullsia ka bërë që faktori mbizotërues që përcakton ecurinë e këtij indikatori të jetë stoku i borxhit publik”.