Difiçenca dhe nepotizmi politik i Kryeministrit Rama dhe Brisida Shehajt i ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë plotë 558,856,631.00 lekë dëm dhe humbje të investimeve publike për vitin që lamë pas (2014). Shkak i kësaj katrahure janë emërimet nepotike në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e cila drejtohet nga një tjetër emërim nepotik dhe foshnjarak nga kryeministri Rama i cili ka emëruar që prej gati dy vjetësh një “adoleshente” siç është Brisida Shehaj të menaxhojë tatimet shqiptare.
Dëmi i shkaktuar vjen pikërisht nga shkarkimet që ka firmosur zonjusha në fjalë për punonjësit të administratës së Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve dhe këta të fundit kanë ndjekur rrugën ligjore duke e paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Gjykatën Administrative dhe kjo e fundit është shprehur për çdo cështje ku në shumicën dërmuese të padive ka vendosur që të shkarkuarve t’ju paguhet paga nga 12-24 muaj dhe një pjesë të vogël i ka rikthyer në punë.
Pikërisht këtë skandal e ka zbardhur projekti “Open Data Albania” (data.al) një projekt i cili ka për qëllim të grumbullojë të dhena nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më te fundit të informacionit dhe mbështetur nga organizma zyrtare të Bashkimit Evropian.
6 mld është dëmi që shkaktuar vetëm drejtoria në fjalë mereni me mend dëmin që kanë shkaktuar edhe instuticionet e tjera të administratës publike.