Në ambientet e Institutit Riinvest, është mbajtur konferenca për media: “Të Dhënat e Hapura Qeveritare: çelës për transparencë, llogaridhënie dhe shoqëri aktive”. Qëllimi kryesor i kësaj konference është diskutimi i rëndësisë të dhënave të hapura qeveritare, dhe prezantimi i dokumentit udhëzues i cili paraqet gjendjen e tanishme të qasjes në të dhëna publike në Kosovë si dhe jep rekomandime specifike mbi hapjen e të dhënave qeveritare.
Konferencën e shpalli të hapur hulumtuesi i avancuar në Institutin Riinvest Agon Nixha. Në fjalinë e tij hyrëse, ai theksoi rëndësinë e hapjes së të dhënave qeveritare.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të iniciojë hartimin e një ligji mbi të dhënat e hapura, siç e kanë bërë disa vende të rajonit. Ky ligj do të inicionte krijimin e një portali shtetëror me të dhëna qeveritare të cilat do të ishin të kompletuara, lehtë të qasshme, dhe në format të përpunueshëm kompjuterik.
Njëkohësisht ligji duhet të parasheh edhe mekanizma që i monitorojnë institucionet gjatë aktiviteteve të tyre për hapje të dhënave. Situata aktuale tregon se deri më tash, nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm në këtë drejtim. Për ironi, buxheti aktual për teknologji informative në sektorin informativ është reduktuar për 90 për qind krahasuar me vitin paraprak. Pa investime në teknologji informative, është e kotë që të mendohet për një portal shtetëror të të dhënave të hapura.
Të gjeturat e detajuara nga punimi udhëzues i Institutit Riinvest i shpalosi Antigona Uka, asistente hulumtuese në Institutin Riinvest. Sipas Ukës, të Dhënat e Hapura Qeveritare konsiderohen të hapura vetëm atëherë kur ato iu përmbahen parimeve të “Open Data”, dhe në këtë mënyrë ato mundësojnë rritjen e transparencës, ngritjen e vlerave shoqërore dhe komerciale, si dhe ngritjen e nivelit të angazhimit qytetar.
Ajo shtoi se në Kosovë vërehet ngecje në nivel të të dhënave të hapura, pasi që korniza ligjore për prezencën në internet, e veçanërisht për informacionet e detyrueshme është mjaft e fragmentuar. Madje vetë ligjet për qasje në dokumente publike obligojnë procedura të mundimshme për qasje në të dhëna.
Antigona Uka, tha s enë Kosovë numri i kërkesave që bëhet në institucione publike për qasje në të dhëna është mjaft i vogël, mesatarisht 2.3 kërkesa në ditë. Sipas saj, qeveritë që hapin të dhënat në portale shtetërore arrijnë të pranojnë shumë më shumë kërkesa dhe kështu të bashkëpunojnë me qytetarët në mënyre aktive. Shembull konkret është marrë Shqipëria e cila pranon 270 vizitorë në ditë përmes portalit “Open Data Albania