Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2016. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2016. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Gjatë viteve 2011-2014 numri i punonjësve buxhetore ka shënuar tkurrje. Në vitin 2015, numri i punonjësve buxhetorë ndryshoi trendin e viteve të mëparshme duke i shtuar administratës shtetërore 2200 punonjës të rinj. Ky trend në rritje nuk do të vijojë në vitin 2016. Në ligjin e buxhetit të shtetit të miratuar për vitin 2016 janë parashikuar 81 147 punonjës, rreth 7 403 më pak se në vitin 2015.

Viti 2016, shënon edhe vitin me numrin më të ulët të punonjësve buxhetorë gjatë viteve 2011-2015. Megjithatë, bazuar në relacionin e buxhetit, kjo ulje e madhe nuk nënkupton shkurtime në administratë, por reflekton një transferim të disa funksioneve nga qeveria qendrore drejt qeverisë vendore.

Numri i të punësuarve në institucione buxhetore  2011-2016



Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania   


Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania   

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve edhe për vitin 2016 mbeten Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes. Pavarësisht se kemi një rënie të madhe të numrit të punonjësve në arsim, sërish Ministria e Arsimit dhe Sportit ka numrin më të madh të punonjësve, rreth 38% të totalit. Nga ana tjetër, institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë ose 0.007 % të totalit. Kjo shifër ka ngelur konstante për të 6 vitet e shqyrtuara.


Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 

Po të krahasojmë vlerat në vitin 2015 dhe 2016, do të shohim se ka tkurrje të punonjësve Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Brendshme; Ministria e Mjedisit; Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; Instituti Statistikës dhe Institucione të tjera Qeveritare. Institucioni më i prekur nga kjo tkurrje është Ministria e Arsimit dhe Sportit, me rreth 7100 punonjës më pak. Kjo vjen edhe si pasojë e kalimit të kompetencave tek qeverisja vendore.


Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 


Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 

Institucione me Tkurrje të numrit të punonjësve 2016 vs 2015


Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 

Kryeministria është institucioni që ka shtesën më të madhe të numrit të punonjësve. Në vitin 2016 ky institucion do presë 303 punonjës të rinj. Shtesa në numrin e punonjësve do të ketë sërish Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me 177 punonjës, Ministria e Mbrojtjes me 247 punonjës, Ministria Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 148 punonjës, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave me 128 punonjës. Shtesa në institucionet e tjera mbeten në nivele më të ulëta.


Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 

Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 



Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 

Institucione me rritje të numrit të punonjësve 2016 vs 2015

Burimi: Ministria e Financave, Ligji Nr.147/2015
Komente dhe analiza: Open Data Albania 

Kontribuoi: Ina Baja