Open Data Albania ka marrë në shqyrtim buxhetin e alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2014 dhe realizimin faktik të tij. Në Buxhetin Fillestar 2014, fondet për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 33.97 miliardë lekë apo 2.17% e PBB-së. Pjesa më e madhe, me rreth 18.2 miliardë lekë apo 60% e buxhetit shërbente për të financuar programin e “Kujdesit për shërbimin dytësor’’.
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Rishikimi i buxhetit në shtator 2014 solli një rritje totale me 496 milionë lekë të fondeve të ministrisë. Ndryshime pësoi dhe struktura e financimit. Në programin “Shërbimi i kujdesit parësor” fondet për investimet kapitale me financim të huaj u tkurrën me 390 milionë lekë dhe nuk u shoqëruan merritje të fondeve të investimeve me financim të brendshëm. Situata ndyshon për “Shërbimin e kujdesit dytësor”. Për këtë program, fondet kapitale me financim të huaj u ulën me 609 milionë lekë, por në të njëjtën kohë u rritën fondet për investime me financim të brendshëm me 1.15 miliardë.
Në fund të vitin 2014, Raporti i Monitorimit të Ministrisë së Financave shprehet për 33.97 miliardë lekë shpenzime faktike për Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo shifër i përgjigjet 112% të fondeve të parashikuara në Buxhetin Fillestar. Realizimi më i ulët i të gjithë programeve raportohet për shpenzimet kapitale te “Shërbime të kujdesit publik” me 35.7% si pasojë e mungesës së blerjes së pajisjeve mjekësorë për gatishmërinë dhe përballimin e virusit të Ebolës.
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Krahasuar me ndryshimet e fundit që iu bënë buxhetit pas muajit shtator, realizimi i investimeve për Minsitrinë e Shëndetësisë ishte 95.6% dhe i shpenzimeve korrente 97.8%. Duhet theksuar se edhe Ministria e Shëndetësisëështë mbështetur në përdorimin e Letër Kredive për realizimin e investimeve me financim të brendshëm gjatë vitit 2014. Vlera totale e Letër Kredive për këtë ministri ishte 298.5 milionë lekë. Kjo shifër është sa 37.7% e investimeve me financim të brendshëm të parashikuara në Buxhetin Fillestar 2014.
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Kontribuoi: Blerta Zilja

Qeveria Shqiptare ndryshoi për herë të dytë Ligjin Nr. 97/2023 “Për Buxhetin e Vitit 2024”, në 28 Gusht me Akt Normativ Nr. 3. Buxheti për Ministritë u ri planifikua në 367.3 miliard lekë (nga 359.6 miliard lekë në AN 1/2024), i cili përbën 85.3% të buxhetit total për Institucionet Buxhetore…

Open Data Albania po analizon ndryshimet në shpenzimet e planifikuara buxhetore për vitin 2024, me Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024. Ky është ndryshimi i dytë i buxhetit të planifikuar me Ligj Nr. 97/2023. Ndryshimi i parë planifikimeve buxhetore u miratua në shkurt me Akt Normativ Nr. 1/2024 (shih artikullin…

Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet qeveritare të planifikuara për vitin 2025. Artikulli evidenton planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve dhe kategorizimin sipas programeve të Qeverisë. Të dhënat janë Planifikime sipas Projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2025”, depozituar në Kuvend më 24 Tetor 2024, për shqyrtim dhe miratim në…