Open Data Albania po hulumton lidhur me koston e punës në shoqëri me aksionar institucione shtetërore. Kostot e punës përfshijnë vlera për pagesat për punonjësit, pagat bruto, kontributet për sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi, kostot e trajnimit profesional, shpenzime e rekrutimit dhe ato për veshje, strehim apo taksa të tjera të punësimit.

Nga njëqind e njëzetë shoqëri tregtare marrë në hulumtim të reklamuar në databazën e QKR ka informacion vetëm për gjashtëdhjetë e tetë prej tyre.

Në vitet 2012-2014 rezulton me kosto pune më të lartë shoqëria ALBCONTROL. Në vitin 2014 kësaj shoqërie burimet njerëzore i kanë kushtuar 1.2 miliardë lekë. Një tjetër shoqëri me kosto të punës mbi 1 miliardë lekë është edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH.



Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Kosto e Punës së Shoqërive  me kapital aksionar të një Institucioni Publik, 2012-2014


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Mbulimi i Kostove të Punës përmes Xhiros Vjetore të Shoqërive, është një element që tregon se sa kompanitë aksionare të një institucioni publik,  arrijnë të mbulojnë vetë këtë kategori shpenzimi (kostoje).  Për të analizuar këtë aspekt është përllogaritur mbulimi  në përqindje i kostos së punës nga xhiroja vjetore e kompanisë.  Kompania me treguesin më pozitiv është NDERKOMUNALE BUSHA, një shoqëri e vogël me  vlerë të kostove të punës prej 855 mijë lekë dhe xhiro vjetore prej 24 milionë lekë.

Mbulimi i Kostos së Punës nga Xhiroja Vjetore (në përqindje), SHA me aksionar një Institucion Publik 2014

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Shoqëri të cilat kanë deklaruar një xhiro prej 0 lekë, ose thënë ndryshe që financohen totalisht nga fonde publike pasi nuk arrijnë t’i mbulojnë vetë kostot e tyre të punës janë ALBMINIERA SHA, BURSA E Tiranës SHA; dhe KRWM SHA.

Kompani të cilat kanë një xhiro më të vogël se kosto e punës ose ndryshe që arrijnë të mbulojnë vetëm një pjesë të këtyre kostove, për vitin 2014 janë tetëmbëdhjetë, 14 prej të cilave kanë një mbulim mbi 50%. Të dhëna të detajuara për kapitalin, aksionarët, xhiron vjetore, fitimin përpara tatimit dhe administratorët e shoqërive aksionare janë të publikuara për secilën SHA tek databaza e mirëstrukturuar Open Corporates Albania.

Kontribuoi: Griselda Rruci