Në media janë publikuar së fundmi Raporte të ndryshme mbi punësimin e personave të familjes, bashkëshortë dhe fëmijë të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

Artikujt hedhin dritë mbi lidhje nepotike, punësime me favorizim dhe pa meritokraci. Të dhënat për Raportime Mediatike të tilla janë siguruar përmes informacionit dhe dokumenteve të publikuara në data bazën e zotëruar nga AIS Para dhe Pushtet. Kjo databazë bën të aksesueshme detaje të vet deklarimit të aseteve dhe interesave ekonomike të Deputetëve duke i dhënë mundësi publikut të bëjë kontroll publik të integritetit.

Në rastin konkret të dhënat dhe dokumentet janë përdorur nga gazetarët për të krijuar evidenca për raportime mediatike mbi influencën, nepotizmin dhe punësimin e familjarëve të zyrtarëve të lartë në Administratë Publike dhe Institucione Shtetërore.

Gazeta Shqiptarja.com publikon

Ministrat dhe deputetët janë herë pas herë objekt sulmesh nga kampet kundërshtare sa u takon pasurisë së tyre, por edhe të pasurisë dhe bizneseve të familjarëve të tyre. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për emërime dhe punësime nepotike të militantëve partiakë, por jo në pak raste, janë vetë familjarët e politikanëve, ata që përfitojnë vendet më të mira të administratës dhe e kanë më të thjeshtë për të gjetur një vend pune.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka monitoruar deklaratat e pasurisë së vitit të shkuar për ministrat dhe deputetët, dhe ka kontrolluar të ardhurat që burojnë nga certifikata familjare. Sipas të dhënave të publikuara në Open Data dhe Spending Data Albania, rezulton se shumica e deputetëve dhe ministrave, i kanë të punësuar fëmijët e tyre, burrat ose gratë, e në raste të tjera edhe dhëndurët në punë në shtet, në institucione të rëndësisë së lartë.Të gjitha të dhënat janë përmbledhur në tabelën ngjitur, duke marrë në konsideratë se këto janë vetëm të dhënat që vetë politikanët tanë kanë deklaruar, dhe vetëm për ato raste, ku specifikisht me të ardhurat nga paga e bashkëshortëve apo fëmijëve, është cilësuar edhe punëdhënësi i tyre. Ajo që vihet re është se shumë prej politikanëve, edhe pse fëmijët i kanë madhorë dhe në punë, nuk kanë saktësuar se ku punojnë ata.  një numër i madh familjarësh punojnë pranë misioneve të huaja në vend, duke përfituar pagat më të majme, e shumë prej tyre po ashtu, punojnë në institucionet bankare e telefonike në pozicione drejtuese.

Gazeta Sot shkruan mbi Familjet e Politikaneve Pushtojnë Institucionet, Bashkëshortët dhe fëmijët e deputetëve të PD-PS poste në ministri e drejtim.

Pamfleti

Po njësoj listën këtu Lista, ja ku punojnë familjarët e deputetëve dhe gjyqtarëve – Lajme.al

Në databazën Para dhe Pushtet One Stop Integrated Data Source janë publikuar të dhëna për pasurinë, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara nga funksionarë të lartë Publik. Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni shënon datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacion për të ardhurat e krijuara atë vit, pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë, sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim. Subjektet për të cilat ka informacion në këtë rubrikë janë funksionar të lartë publik: Presidenti, Anëtarë të Këshillit të Ministrave. Kryetarë të Bashkive. Përfaqësues të Parlamentit, Gjyqtar të Nivelit të Lartë, Kryeprokuror dhe titullar të Institucioneve të Pavarura. Ky informacion bëhet i hapur dhe transparent me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend. Të dhënat e Money and Power janë të ndërlidhura me të dhëna të Open Corporates Albania për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i Indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat. AIS është organizata që ka krijuar dhe Zotëron databazën Para dhe Pushtet.