Ceremonitë e pritjeve, drekat dhe darkat e shtruara nga kryeministri Edi Rama kanë kushtuar plot 53,186,547 lekë të reja, ose 530 milion lekë të vjetra për vitin që shkoi.

Faturat janë marrë nga të dhënat, që publikon Open Data Albania.

Nga një krahasim i thjeshtë, rezulton se Edi Rama harxhoi më shumë se kreu i Kuvendit.

Ilir Meta harxhoi 16,110,860 lekë ose 160 milion lekë të vjetra.

Sipas Lapsi.al edhe kreu i shtetit Bujar Nishani nuk ka qëndruar pas. Ai ka harxhuar 25,121,236 leke, ose 250 milion lekë të vjetra.