Ministri i Financave ka gjetur një biznes të mirë për të shtuar të ardhurat e tij. Ai ka investuar një shumë prej 100 mijë euro për blerjen e obligacioneve gjatë kohës që ka qenë në krye të Ministrisë së Financave. Nga njëra anë, ai direkt vendoste kuotat e fitimit të obligacioneve si ministër Financash në bashkëpunim me Bankën dhe nga ana tjetër, ai i investonte paratë e tij në këtë biznes rregullat e të cilit iu përcaktonte po vetë.

Duke qenë edhe ministër i Financave, Ahmetaj është në një konflikt të pastër intersi me këtë biznes. Kjo për arsyen e thjeshtë se ai ka investuar në obligacionet ose Bonot e Thesarit, i cili është një borxh që bankat ja marrin qytetarëve dhe më pas ja shesin qeverisë. Pra, Ahmetaj ka investuar 100 mijë euro në obligacione, duke ja shitur bankave dhe më pas si ministër i Financave ja ka blerë bankës paratë që ai ka investuar po vetë me përqindje shumë herë më të lartë.

Gjatë kohës që Ahmetaj ka qenë ministër i Financave ka pasur edhe një rritje të borxhit publik të brendshëm, gjë që do të thotë se qeveria merrte para borxh tek bankat, të cilat nga ana e tyre e blinin borxhin nga investuesit e qytetarëve në obligacione apo Bono Thesari. Një prej këtyre investitorëve ka qenë edhe Ahmetaj. A është kjo e kundraligjshme? Ajo që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një investim, i cili është në konflikt të hapur interesi. Pyetja tjetër është ajo e shumës së 100 mijë eurove. Ku i gjeti ish-ministri i Financave shuma të tilla për të investuar? Kuptohet se pasuria e tij është rritur shumë gjatë viteve të fundit në qeverisje si ish-ministër i Financave dhe ish-ministër Ekonomie, ku aferat korruptive janë publikuar dhe janë ndër më skandalozet në këto dy ministri. Mjafton të kujtohet skema e pistë me koncesionet që drejtohej nga Ahmetaj tek Ministria e Ekonomisë dhe vizitat me vëllain e Kryeministrit tek partnerët kinezë për të dhënë me koncesion zonën e lirë ekonomike të Spitallës.

Çfarë janë obligacionet

Bonot e Thesarit dhe obligacionet janë instrumenta të borxhit qeveritar afatgjatë dhe afatshkurtër dhe janë të garantuara nga qeveria shqiptare.

Sigurojnë kthim fiks (nëse investoni paratë tuaja deri në maturitetin e duhur) dhe janë instrumente likuide.

Në një treg të paqëndrueshëm ku interesat rriten, ekziston risku. Investimi në letra me vlerë nuk është si investimi në depozitat me afat. Ka mundësi që ju të humbisni pjesë të shumës së principalit nëse nuk mbani letrat me vlerë deri në maturitetin e tyre.

Banka ofron shërbime për ruajtjen e investimeve tuaja në Bono Thesari dhe obligacione.

Ato mund të blihen dhe shiten nga ora 09:00-14:00 me të njëjtën datë valutë për aq kohë sa do të kryeni transaksione në regjistrin e Bankës.

Bonot e Thesarit shiten me zbritje dhe fitimi në maturitet bëhet i ditur më përpara.

Obligacionet kanë kupona. Kuponat e tyre kanë norma interesi fikse ose të ndryshueshme.

Pagesat e kuponave të obligacioneve bëhen çdo 6 muaj.

Këta instrumentë mund të blihen apo shiten më përpara datës së maturitetit me çmimin aktual të tregut, për aq kohë sa ju i mbani këto veprime në regjistrin e bankës.

Bonot e Thesarit mund të konvertohen në para – cash në çdo kohë. Ato mund të shiten në tregun me pakicë nëpërmjet degëve të bankave përpara maturitetit të tyre.

Nëse jeni të interesuar të vini në punë kursimet tuaja në terma afatgjatë ose afatshkurtër dhe të jeni të sigurtë për garancinë e të ardhurave, atëherë opsioni i duhur për ju ështe blerja e letrave me vlerë.

Për të tregtuar obligacione të qeverisë dhe Bono Thesari gjithçka që ju duhet, është një Llogari Rrjedhëse.

Asnjë bankë apo subjekt tjetër nuk mund të kryejë tregtim me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë pa u liçencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për këtë qëllim. Tregtimi i letrave me vlerë të qeverisë ndërmjet bankave, rregullohet me akte të posaçme të Bankës së Shqipërisë. Neni 3 Llojet e transaksioneve në tregun me pakicë 1 Transaksionet që mund të kryhen nga bankat dhe subjektet e tjera të licencuara në tregun me pakicë janë: – Blerje të Bonove të Thesarit në tregun primar (ankand) nga investitori nëpërmjet bankës, apo subjektit të licencuar; – Shitja e letrave me vlerë të qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo subjektit të licencuar; – Blerja e letrave me vlerë të qeverisë nga banka apo subjekti i licencuar para datës së maturimit nga çdo investitor; pavarësisht nëse veprimet e mëparshme nuk janë kryer nga e njëjta bankë apo subjekt i licencuar; – Vendosja e letrave me vlerë të qeverisë si kolateral; – Shlyerja e vlerës nominale në datën e maturimit.

Pasuria e deklaruar e ish-ministrit, Ahmetaj

1) Gjendje llogari bankare, 38 174 euro (pakësuar me 109 231 euro për vitin 2016 për investime në obligacione dhe shkollimi i vajzës).
2) Gjendje depozitë bankare, 115 650 euro (shtuar me 197 euro për vitin 2016 me interesa nga depozita).
3) Obligacione bankare, blerë në vitin 2016, 100 000 euro.
4) Gjendje llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, 32 133 euro (shtuar me 24 994 euro për vitin 2016 nga kësti i parë i shitjes së ap. dhe të ardhura nga qiraja).
5) Gjendje llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, 2 500 000 lekë (shtuar me 1 431 279 lekë me kalim nga llogaria personale dhe të ardhura nga qiraja).
6) Gjendje llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, 4 639 lekë (shtuar me 15 lekë për vitin
2016).
7) Gjendje llogari page, 557 942 lekë (shtuar me 60 045 lekë për vitin
2016).
8) Bashkëshortja, Albina Mancka, gjendje llogari bankare, 10 000 lekë.
9) Bashkëshortja, gjendje Bono Thesari 2-vjeçare blerë më 21.01.2015, 1 800 000 lekë.
10) Bashkëshortja, gjendje llogari page, 336 184 lekë (pakësuar me 118 618 lekë për vitin
2016).
11) Bashkëshortja, gjendje plan kursimi për pension, 3 335 616 lekë (shtuar me 1 081 020 lekë për vitin
2016).
12) Bashkëshortja, gjendje llogari bankare, 275 euro (pakësuar me 250 euro për vitin
2016).
13) Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, gjendja në 31 dhjetor 2016, 13 715 dollar (shtuar me 546 dollar).
14) Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, gjendja në 31 dhjetor 2016, 30 116 euro (shtuar me 89 euro).
15) Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, gjendja në 31 dhjetor 2016, 18 435 dollar (shtuar me 569 dollar).
16) Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, gjendja në 31 dhjetor 2016, 40 154 euro (shtuar me 118 euro).

Likujdime

1) Shlyer vlerën 7 997 euro për kredi bankare marrë më 24.08.2006 me principal 100 000 euro, likujdim total.
2) Shlyer vlera 2 630 euro për kredi bankare marrë më 16.11.2009 me principal 24 111 euro, likujdim total.
3) Shlyer vlera 2 747 euro për Leasing Makine, likujdim total.