Open Data Albania po hulumton mbi dinamikën e Autidimit Ligjor të Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, që ushtrojnë veprimtari bankare duke përfshirë por pa u kufizuar me pranimin e depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie, si dhe emetimi i mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike.

Sipas nenit 2, të ligjit nr. 10 091, datë 5.03.2009 Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar:  Auditim Ligjor është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, ndërsa. Shoqëri Auditimi është një person juridik, i regjistruar dhe i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore në përputhje me kriteret e parashikuara në këtë ligj. Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka një bazë ligjore të plotë për rregullimin e procedurës së auditimit ligjor të bankave sipas së cilës: llogaritë kontabël dhe raportet financiare të bankave sipas ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (neni 47, pika 2). Audituesi ligjor duhet të jetë person juridik i licensuar (neni 48, pika1);  audituesi ligjor duhet të zëvendësohet brenda një periudhe maksimale prej 7 vjetësh nga data e caktimit

Në bazë të të dhënave zyrtare nga ekstraktet e shoqërive tregtare banka, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), situata e auditimit ligjor në bankat e nivelit të dytë për periudhën 2007-2016 paraqitej si vijon: Janë gjithsej 7 shoqëri auditimi që kanë realizuar gjithsej 157 auditime për të gjitha bankat e nivelit të dytë në dekadën e fundit, ndërkohë që nuk ka të dhëna për auditimin e një banke nga 2007-2010.

Audtimi Ligjor i Bankave te Nivelit te Dyte ne periudhën 2007-2016


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Të gjitha bankat kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi në përzgjedhjen e audituesve ligjorë si persona juridikë (shoqëri auditimi); Të gjitha bankat i kanë realizuar auditimet ligjore sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS), në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi; Bankat nuk reflektojnë ndryshime të shpeshta të shoqërive audituese, kjo edhe për shkak të procedurës burokratike që kërkon miratimi paraprak i ndryshimit nga Banka e Shqipërisë.

 Dymbëdhjetë banka kanë bashkëpunuar vetëm me 2 shoqëri auditimi (ose 75% të rasteve) në periudhën 2007-2016, ndërsa 4 banka (ose 25% e rasteve) me 3 shoqëri të ndryshme auditimi; Një tjetër faktor që ndikon në ndryshimin e shoqërisë audituese është edhe kufizimi 7 vjeçar që ka ligji. Kështu, 4 banka (25% e rasteve) kanë pasur një bashkëpunim 7 vjeçar të një pas njëshëm me të njëjtën shoqëri audituese, të ndjekura nga 4 banka të tjera që kanë ruajtur këtë marrëdhënie me të njëjtën shoqëri audituese. Pjesa më e madhe e bankave (rreth 11 apo 69% e tyre), kanë preferuar të ndryshojnë shoqërinë e auditimit një herë në 2 apo 3 vjet;


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Rreth 56% e 157 auditimeve në sektorin bankar gjatë periudhës 2007 – 2016 janë realizuar nga dy shoqëri auditimi: Deloitte dhe KPMG. Shoqëria audituese me numrin më të madh të auditimeve me bankat e nivelit të dytë në këtë periudhë është Deloitte e cila ka realizuar 45 auditime (ose 28.7% të rasteve). Ajo ndiqet nga KPMG me 43 auditime në sektorin bankar (ose rreth 27.4% të rasteve). Shoqëritë audituese që kanë realizuar numrin më të vogël të auditmeve në sektorin bankar për të njëjtën periudhë janë Grant Thorton me 1 auditim (ose 0.6% të rasteve) e shoqëruar na BDO me 9 auditime (ose rreth 6% e rasteve).

Audtimi Ligjor i Bankave te Nivelit te Dyte sipas Shoqerive te Auditimit ne periudhen 2007-2016



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Shoqëritë audituese që kanë bashkëpunuar (audituar) me numrin më të madh të bankave janë përsëri Deloite dhe KPMG me nga 10 banka, të ndjekura nga Ernst & Young me 6 banka. Ndërsa shoqëritë audituese që kanë bashkëpunuar me më pak banka në sistem, janë Grant Thorton me 1 bankë, e ndjekur nga ALB DD me 2 banka dhe BDO me 3 banka.