Zbardhen pasuritë e sekretarëve të përgji-thshëm të ministrive. Të gjithë kanë siguruar punë të dytë, të tretë e deri të nëntë. Anëtarë bordesh e këshillash, sekretarët e përgjithshëm të ministrive deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të ardhura vjetore të majme, shtëpi në Tiranë e rrethe, garazhe, dyqane e makina të shtrenjta. AIS , një organiza-të joqeveritare, në portalin “Spending Data Albania” ka publikuar të dhëna për dek-larime të pasurisë dhe inter-esave ekonomike për sekre-tarë të përgjithshëm të min-istrive, të cilët janë funk-sionarë të lartë publikë dhe kanë rol të rëndësishëm në integritetin dhe menax-himin e institucioneve ku punojnë.
Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dek-laron në vitin 2013 se është pronar me 100% i një apar-tamenti banimi me sip. 108 m2, pronar me 100% i një dyqani me sip. 13.3 m2, i pa-hipotekuar, aktmarrëveshje 2015, me kursimet nga aktiv-iteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e sh-tëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 15 600 euro dhe pronar me 100% i 2 garazheve 32 m2, aktporosi viti 2012, vlera 7 000 euro. Ndërkohe, Ndreca ka marrë një kredi për të blerë makinë. Detyrim finan-ciar për blerjen me leasing të automjetit tip “Mitsubishi ASX Ultimate”, detyrimi i mbetur pa shlyer, 10 529.57 euro. Ndreca ka deklaruar në atë kohe dy llogari ban-kare, gjendja e të cilave ar-rin afro 690 000.00 lekë.
Sekretarja e përgjiths-hme e Ministrisë e En-ergjisë, Aurora Alimadhi, është pronare e një autom-jeti tip “Reno Clio” e vitit 1998, vlera 3 600 euro, ndërkohë që ka siguruar të ardhura të ardhura nga puna pranë shoqërisë CEZ Shpërndarje, trajtimi ushqi-mor dhe kompensimi i lejes së zakonshme, (1 janar 2013 -30 shtator. Në vitin 2013 ka deklaruar rreth 1 958 000 lekë, të cilat janë krijuar nga puna si juriste pranë Minis-trisë së Brendshme, jurist pranë KESH sh.a, juriste e jashtme pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare, drej-tor i Drejtorisë Ligjore pranë CEZ Shpërndarje (OSSH), këshilltar i jashtëm pranë UK Tiranë, drejtor i komand-uar pranë Departamentit të Administrimit të Përgjiths-hëm CEZ shpërndarje sh.a.