Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e Investimeve Publike ne Republikën e Shqipërisë ne vitet 2004-2018.
Në vitin 2018 Buxheti i Shtetit ka planifikuar për Investime Publike vlerën 86.4 miliard lek ose rreth 639 milion Euro, duke shënuar rritje kundrejt vitit paraardhës, dhe shënuar vlerën më të lartë për Investime Publike të buxhetuara që prej vitit 2010.
Nivelin më të lartë të investimeve për vitin 2018 e mban Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me rreth 50% të totalit të investimeve ose 42.8 miliard lek. Pas saj renditet Fondi i Zhvillimit Shqiptar me rreth 19.5% të totalit të investimeve ose 16.8 miliard lek. Pjesa tjetër e investimeve është e ndarë mes ministrive dhe institucioneve në vlera dhe pesha më të ulëta.
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shpenzime kapitale sipas ministrive te linjës dhe institucioneve buxhetore, 2018 (Në 000 lek)
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Vlerat për vitin 2017-2018 janë plan.
Niveli i investimeve publike ka pasur luhatje të mëdha gjatë këtyre viteve, ku rritja më e madhe me bazë vjetore është shënuar në vitin 2008. Në këtë vit, investimet publike u rriten me 65% krahasuar me një vit më parë. Tendenca në rritje vijoi edhe për vitin 2009. Në vlerë absolute niveli më i lartë i investimeve publike është shënuar në vitin 2009 me 95.9 miliard lek. Pas lëkundjeve të vazhdueshme të investimeve publike përgjatë viteve 2010-2018, në vitin 2018 është buxhetuar edhe niveli më i lartë i investimeve publike që prej vitit 2010. Ky nivel i buxhetuar arrin vlerë e 86.4 miliard lek. Niveli i investimeve publike ka pasur luhatje të mëdha gjatë këtyre viteve, ku rritja më e madhe me bazë vjetore është shënuar në vitin 2008. Në këtë vit, investimet publike u rriten me 65% krahasuar me një vit më parë. Tendenca në rritje vijoi edhe për vitin 2009. Në vlerë absolute niveli më i lartë i investimeve publike është shënuar në vitin 2009 me 95.9 miliard lek. Pas lëkundjeve të vazhdueshme të investimeve publike përgjatë viteve 2010-2018, në vitin 2018 është buxhetuar edhe niveli më i lartë i investimeve publike që prej vitit 2010. Ky nivel i buxhetuar arrin vlerë e 86.4 miliard lek.
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Vlerat për vitin 2017-2018 janë plan.
Përgjatë viteve 2004-2018 mesatarisht 64% e investimeve publike është financuar nga burime të brendshme, ndërsa 36% nga burime të jashtme. Çdo vit investimet publike janë dominuar nga nivele të larta të financimit të brendshëm, me përjashtim të vitit 2012 ku vetëm 44.5% e investimeve publike janë financuar nga burime të brendshme. Viti 2007 përfaqëson vitin ku investimet publike janë financuar më shumë nga burime të brendshme, me rreth 85% te tyre. Në dy vitet e fundit raporti financim i brendshëm dhe financim i jashtëm ka mbetur pandryshuar, ku 64% e investimeve publike janë financim i brendshëm dhe 36% janë financim i jashtëm.
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Vlerat për vitin 2017-2018 janë plan.
Një raport interesant për tu shqyrtuar është dhe niveli investimeve publike për banor. Raporti investime publike për banor ka ardhur në rritje të vazhdueshme nga viti 2004 e deri në 2009, ku viti 2009 shënon edhe vitin me vlerën më të lartë të këtij raporti prej 32,752 lek investime për çdo banor. Ky raport ka qenë në nivele rënëse pas vitit 2009, por në dy vitet e fundit, 2017-2018 ky raport është përmirësuar ndjeshëm duke arritur në nivelin e 29,788 lek investime për çdo banor në vitin 2018.
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Vlerat për vitin 2017-2018 janë plan.
Kontribuoi: Ina Baja