Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi këtë të premte seanca dëgjimore me organizata të shoqërisë civile që operojnë në fushën ezgjedhjeve. 
Deputetët e Komisionit të Posacëm dëgjuan 12 propozime të Open Data Albania, prezantuar nga Aranita Brahaj. 
Në kulmin e diskutimeve për financime e lobime, Brahaj kërkoi që të ndryshojnë rregullat ligjorë për donacionet. 
“Dhurimet të bëhen vetëm përmes llogarive bankare. fushata të mëhershme sikurse edhe kjo e fundit, dhurimet në cash janë deri në 50% të totalit të fondeve jo publike të siguruara për fushatën.
Duhet informim në kohë reale mbi donacionet monetare të fushatës, edhe përpara datës së votimit.  Duhet rregullim më efikas i rasteve të parashikuara si konflikt interesi për donatorët.
Përveç parashikimit për kontrata dhe fonde publike të parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i përfitimeve nga programe të subvencionit publik; kreditimit të garantuar me fonde publike; përfitues në privatizime të aseteve publike; përfitues nga legalizime; përfitues nga programe publike në dobi të biznesit”.
Aranita  Brahaj
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve me deputetët, Brahaj tha se në zgjedhjet lokale, raportimi duhet të jetë individual për zonën zgjedhore. 
“Të konsiderohet mundësia për raportim financiar edhe sipas degëve të partive politike në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe sipas shtabeve të kandidatëve për kryebashkiak, në rastin e zgjedhjeve lokale.
Ligji do të duhet të kërkojë raportim të saktë të shpenzimeve dhe kontraktorëve në raste kur ato janë subjekte të huaja.
Në secilin nga këto raste të kërkohet raportim me një format të veçantë të identitetit të kontraktonit; përkatësia e të drejtës tregtare që rregullon ekzistencën e këtij kontraktori; të dhëna financiare të kontratës dhe të dhëna objekti i kontratës”. 
Aranita  Brahaj
Në përfundim të prezantimit, bashkëkryetarët e komisionit,  Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi kërkuan nga përfaqësuesit e organizatave që rekomandimet e tyre ti paraqesin pranë sekretarisë së komisionit në mënyrë që të shqyrtohen në mbledhjet e radhës.