AIS vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyrë antikushtetuese, në paligjshmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Një listë e titujve të kontratave sekrete është publikuar nga Open Procurement Albania databaza për institucionet e shëndetësisë. Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave VKM nr 203 datë 26.02.2020 Për procedurat që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësore të Shtetit dhe ndryshimeve që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësor të Shtetit, dhe ndryshimeve të bëra me VKM nr 242 datë 22.03.202 Për disa shtesa në Vendimin nr.203, këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 Kontraktime Sekrete. Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituara krijojnë situata ku klienti përzgjidhet pa publikim dhe thirrje për shprehje interesi, çka bën të pamundur identifikimin dhe kërkimi për operatorët eficent. Në këtë kohë krize mundësitë për furnizime janë të limituara dhe të karakterizuara nga ndryshime dinamike.
Databaza e tenderave gjatë periudhës së gjendjes të katastrofës natyrore Covid19 është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.