#RegjiterKoncesionar 

Parlamenti do të votojë Ligjin për Ratifikimi e Ndryshimit të Marrëveshjes së Koncesionit, Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Koncesionare Tirana International Airoport shpk, Për Ndërtimin, Vënien në Punë Operimin dhe Mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza Tiranë Ratifikuar me Ligjin nr. 9312 Datë 11.11.2004.

Sipas Relacionit faqe 4 ky ligj i propozuar  shtyn afatin e koncesionit PPP Aeroporti Nënë Tereza, zyrtarisht nga 22 vite kontrata(marrëveshja) bëhet 35 vjet. Kjo kundrejt miratimit të një plani për investime që mundëson zgjerim të aeroportit dhe ulje me 20% të tarifave për pasagjer.  Plani i Investimit ka vlerë të parashikuar 99 milion Euro. Ndryshim kontrata i lejon Koncesionarit të marrë kredi në institucione financiare.

Informacioni më lart është marrë nga Relacioni që shoqëron Projekt Ligjin, Relacion i Përgatitu nga Këshilli i Ministrave.

Ky Ndryshim Marrëveshje me Ligj, ndodh vetëm pak dit pas blerjes së paketës së aksioneve të shoqërisë koncesionare nga Kastrati Group http://opencorporates.al/sq/nipt/K21711502V .

Ligji për Ratifikim të ndryshimit pritet të votohet në Kuvend vetëm pak javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Kjo është kontrata (marrëveshja) e dyte koncesionare që ndryshon me Ligj në Kuvend gjatë vitit të fundit dhe që ka palë të kontratës PPP ose zotëruese të paketës aksionare Kastrati Group. http://ndiqparate.al/2021/01/27/parlamenti-miraton-koncesione-vendimmarrjet-politike-shkelje-e-legjislacionit-per-ppp/

Këto janë raste kur Marrëveshjet dhe Klauzolat Kontraktore nuk bëhen me procedura të parashikuara nga Legjislacioni për Prokurimet Publike, por bëhen me Vendimmarrje Politike dhe Votim në Kuvend.

Në Regjistrin Koncesionar përgatitur nga AIS janë publikuar të gjitha dokumentat dhe të dhënat për këtë Koncension që nga data 2004 kur ka filluar http://opencorporates.al/sq/nuis/K51612012D

Po aty është publikuar edhe relacioni që shoqëron Ligjin për Ratifikim të Ndryshimit të Marrëveshjes të Koncesionit (shiko dokumentat e pasaportes se kësaj shoqërie koncesionare).

Draft marrëveshja e ndryshuar nuk është bërë publike nga Këshilli i Ministrave.

Databazat Tona

Thesari Pagesa http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019

Para dhe Pushtet Deklarime Pasurore të Zyrtarëve të Lartë http://spending.data.al/sq/moneypower/list

Biznese Transparente Regjistër http://opencorporates.al/

Koncesione PPP http://opencorporates.al/sq/concession

Akses Drejtësi Regjistër Magjistratë http://www.aksesdrejtesi.al/