Tendera dhe Kontraktime të Autoritetit Shqiptar Rrugor janë tashmë të aksesueshme në standardin e Open Contracting. Pas tenderimeve për Bashkitë, Bizneseve me Zotërim Publik, Shëndetësisë, Fondit Shqiptar të Rrugëve dhe Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, organizata jofitimprurëse AIS po bën transparente edhe etapa të tenderimit dhe kontraktimit për këtë autoritetet të rëndësishëm kontraktor në vend. ARSH është një institucion qendror planifikues i kontratave për infrastrukturë rrugore kombëtare. Databaza dhe Algoritmi për risk korrupsioni evidentojnë se në 100 tendera 40 janë të markura me një redflag si potencial për pabarazi në garë. Open Contracting Autoriteti Rrugor Shqiptar është në nga aktivitetet e Projektit Improvement of Integryty of the Public Contractors, mbështetur nga Ambasada Holandeze e Punëve të Jashtme. Në prezantimin e databazës për një grup gazetarësh investigative mori pjesë edhe Zonja Ambasadore e Holandës në Tiranë Guusje Korthals Altes.