Open Data po hulumton në lidhje me planifikimet e reja qeveritare për Koncesione dhe Partneritete Publike Private PPP për vitin 2022. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nga Projektligji për Buxhetin e Vitit 2022, i cili është dërguar për miratim në Kuvend.

Shtatë Koncesione apo PPP të reja me vlerë rreth 214.5 miliardë Lekë apo 1.75 miliardë Euro janë planifikuar për vitin 2022, duke përbërë kështu rreth 11% të PBB-së së parashikuar për vitin 2022.


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Relacioni Projekt Buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Relacioni Projekt Buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas Sektorit, nga projektet e reja koncesione PPP të planifikuara, 4 janë në sektorin e Transportit (rrugor, detar dhe ajror) me vlerë në total 208.4 miliardë Lekë, ndërsa 3 koncesione PPP të tjera janë në sektorin e zhvillimit urban dhe kanë një vlerë në total prej 6.09 miliardë Lekë.


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Relacioni Projekt Buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Dy nga këto kontrata koncesioni PPP, janë tashmë konfirmuar me mbështetje nga buxheti i shtetit, dhe një është me financim privat. Për katër kontratat e tjera ende nuk ka informacion se si do jetë forma e financimit. Konkretisht, projekte me mbështetje nga buxheti i shtetit, janë planifikuar të jenë koncesioni Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar  Triport Vlorë dhe koncesioni Për përmirësimin e Infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan.


Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Relacioni Projekt Buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për dy nga projektet e planifikuara, gjatë vitit 2021 janë bërë shpalljet e tenderimit, konkretisht për koncesionet PPP ‘Për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit të Sarandës’ dhe  “Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar  Triport Vlorë.

Nga të dhënat e Dokumentit të procedurës konkurruese, koncesioni PPP Për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Sarandës është  propozim i kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është kontratë e formës Ndërtim Operim Transferim (BOT). Burimi i financimit të ndërtimit të këtij projekti do të jetë Investitori Privat dhe ka një kohëzgjatje të parashikuar prej 35 vitesh.

Ndërsa Koncesioni PPP Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar  Triport Vlorë është propozim i pakërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe  Energjisë dhe është kontratë e formës Ndërtim Operim Transferim (BOT), me kohëzgjatje 10 vjet. Nga të dhënat e Dokumentit të procedurës Konkurruese, investimi do te kryhet fillimisht nga koncesionari ndërsa burimi i të ardhurave të koncesionarit do të sigurohet nga të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, në formën  e pagesave të disponueshmërisë. Këto pagesa disponueshmërie do të fillojnë të paguhen nga Buxheti i Shtetit pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit, por në çdo rast jo më parë se viti 2025. Për këtë arsye nuk ka ende parashikim të vlerës së pagesave nga ana e shtetit në PBA-në e vitit 2022-2024.

Në datë 1 Nëntor 2021 është bërë njoftimi i fituesit për këtë koncesion PPP, që është Bashkimi i  Përkohshëm i shoqërive AGBES CONSTRUKION sh.p.k; BESTA sh.p.k; Premium Construction & Maintenance sh.p.k; ITE Grup sh.p.k dhe ARKONSTUDIO sh.p.k.

Projektet të tjera të planifikuara në fushën e transportit  janë koncesione PPP, për të cilat nuk ka ende informacion nëse do të jenë vetëm me investim privat apo edhe me mbështetje buxhetore janë:

  • Për ndërtimin e segmentit rrugor Milot Fier në Autostradën Adriatiko Joniane,  me vlerë totale 178.2 miliardë Lekë;
  • Dhënia me Koncesion apo PPP e Infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore me vlerë totale, me vlerë totale 20.95 miliardë Lekë.

Ndërsa në sektorin e zhvillimit urban  janë planifikuar projektet e mëposhtme:

  • Për ofrimin e shërbimit të Infrastrukturës së Çelësave Publik PKI me vlerë totale 208.8 milionë Lekë.
  • Rritje të Sigurisë Rrugore, me vlerë 5 miliardë Lekë.
  • Për përmirësimin e Infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan me vlerë 822 milionë Lekë

Për koncesionin/PPP Për përmirësimin e Infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan, është planifikuar mbështetja buxhetore në Projekt Buxhetin e vitit 2022 për Bashkinë  e Elbasanit. Sipas Relacionit të Bashkisë Elbasan mbi miratimin e Tavaneve Përgatitore të Shpenzimeve të PBA-së 2022-2024,  në programin ‘Rrjeti rrugor Rural’, në kategorinë ‘Shpenzime Korrente’  për periudhën 2022-2024 janë planifikuar pagesa për dhënien me koncesion PPP të Projektit të përmirësimit të Infrastrukturës rrugore dhe rekreativitetit të blloqeve të banimit në disa lagje të Elbasanit, konkretisht në vlerën 156 miliardë për çdo vit nga 2022 , 2023 dhe 2024, para të cilat do të paguhen nga taksapaguesit e qytetit të Elbasanit.

Planifikimet e reja në koncesione PPP nënkuptojnë po ashtu rritje të detyrimeve kontigjente të buxhetit të  shtetit shqiptar.

Artikuj të tjerë hulumtim mbi Koncesione dhe PPP ju mund të gjeni në këtë DataBazë kategori tema Koncesione.

Për çdo shoqëri biznesi që zbaton një kontratë koncesion apo partneritet privat publik AIS, ka krijuar një databazë me Pasaporta dhe informacion sipas standardit për Regjistër të Hapur Biznesi, databazë që aksesoret në Portalin OpenCorporatesAlbania.

Çdo garë koncesionare është listuar me të dhëna dhe dokumente publike në DataBazën për ProkurimePublike.

Të tjera databaza të Organizatës AIS, janë spending.data.al; OpenPocurement.al dhe OpenCorporates.al Ky Artikull Hulumtues po publikohet në kuadër të projektit Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

Shkarko excel: Viti 2022 dhe Koncesione, Partneritete Publik Privat PPP të planifikuara
Komente dhe Analiza : Open Data Albania