Open Data Albania po hulumton mbi ndërtimin me koncesion si Partneritet Publik Privat, të shtatëmbëdhjetë shkollave në bashkinë e Tiranës. Me vendim të kryetarit të Bashkisë nr. 15742, datë 24.05.2016, është ngritur komisioni për ndjekjen e procedurave të koncesionit (PPP) me titull Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore të Bashkisë Tiranë. Një nga detyrat e këtij komisioni ka qenë hartimi i Studimit të Fizibilitetit për koncesionin (PPP). Ky Studim Fizibiliteti është përfunduar në Nëntor 2016 dhe aktualisht është një nga dokumentat ligjor që aplikohet në procesin e kontraktimit përmes tenderimit elektronik. Studimi i Fizibilitetit ka të përcaktuar strukturën për kostot e investimit sipas këtij projekti, dhe ka përllogaritur vlerat tavan për secilën kategori kostosh. Studimi ka përcaktuar edhe burimin e financimit sikurse afatet e realizimit të projektit apo kontratës koncesionare për realizimin e tij. Në nëntor 2017 Autoriteti Prokurues ka filluar procedurat e përzgjedhjes së partnerëve privat për realizimin e projektit me titull: Koncesioni Partneritet Publik Privat për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë. Projekti do të zbatohet me Lote ku ndarja është bërë sipas njësive administrative të Bashkisë Tiranë ndërsa Objekti i Tenderimit është Projektim, Financim, Ndërtim, Mobilim, Mirëmbajtje, Mbikëqyrje dhe Kolaudim i objekteve arsimore Bashkia Tiranë. Forma e kontraktimit është Koncesion Partneritet Publik Privat. Afati për realizimin e objekti koncesionar parashikon tetëmbëdhjetë muaj për ndërtimin dhe vënien në funksion të projektit dhe shtatë vite për mirëmbajtje të objekteve infrastrukturë shkollore. Informacion mbi projektin dhe procesin e kontraktimit të tij është publikuar në portalin Prokurime Transparente, rubrika Koncesione. Po aty mund të gjendet edhe ky studim fizibiliteti si dokument zyrtar për procedurën e kontraktimit. Procedura tenderuese sipas loteve është njoftuar në Nëntor 2017 dhe nënshkrimi i kontratave sipas loteve pritet të realizohet në fillim të vitit 2018.
Në këtë artikull të realizuar nga ODA po analizohen disa nga elementët që përkojnë me kosto të koncesionit Partneritetit Publik Privat, bazuar në përllogaritejt e Studimit të Fizibilitetit, studim që është bërë pjesë e dokumentacionit zyrtar për tenderim të projektit nga autoriteti prokurues Bashkia Tiranë. Studimi mban datën Nëntor 2016, dhe çdo e dhënë i referohet vlerësimeve të këtij momenti kohor.
Projekti për Përmirësimin e Infrastrukturës arsimore u startua për shkak të problematikave të theksuara të infrastrukturës arsimore në territorin e Bashkisë Tiranë.
Gjendja e Institucioneve Arsimore në Bashkinë e Tiranës Nëntor 2016
Lloji i shkollave | Numri i shkollave | Numri i studentëve |
Cikël i ulët | 40 | 795 |
9-vjeçare | 121 | 56950 |
Shkollë e mesme | 17 | 13963 |
Shkollë e mesme e bashkuar | 13 | 4557 |
Total | 191 | 76265 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Projekti Parashikon ndërtimin e shtatëmbëdhjetë institucioneve arsimore të reja. Institucionet arsimore që do të ndërtohen, do të jenë në katër tipologji të ndryshme. Sipas llojit ato ndahen në dhjetë (10) shkolla nëntëvjeçare dhe shtatë (7) shkolla të mesme. Studimi i fizibilitetit ka kategorizuar shkollat në katër tipe ku:
Tipi 1 i shkollave është me 20 klasa për nxënës parashkollor dhe shkollorë, dhe me një sipërfaqe ndërtimi shkolle prej 4 938 metër katror. Shkolla duhet të ketë edhe një kopsht prej 4 klasash, me një sipërfaqe prej 874 metër katror. Total sipërfaqe ndërtimi për këtë tip shkolle është 5 812 metër katrorë. Shkolla të tilla do të ndërtohen dy, njëra në zonën administrative numër 8 dhe njëra në zonën administrative numër 9. Tipi 2 i shkollave është përsëri nëntëvjeçar, me 30 klasa për nxënës parashkollor dhe shkollore dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 6 588 metër katrorë. Ky tip shkollash do të ketë një kopsht prej gjashtë klasash me një sipërfaqe kopshti 1 310 metër katrorë. Totali i sipërfaqes për këtë tip institucioni arsimor është 7 898 metër katrore. Janë shtatë shkollat e këtij tipi që do të ndërtohen në kuadër të këtij projekti dhe ato janë të shpërndara dy në njësinë administrative numër 2, një në njësinë administrative numër 5, dy në njësinë administrative numër 11 dhe 2 të tjera në njësinë administrative Kashar. Tipi 3 i shkollave, është arsim bazë rural, kopsht dhe shkollë me një sipërfaqe ndërtimi shkolle prej 4 041 metër katror. Është parashikuar vetëm një shkollë dhe kjo në Farkë. Tipi 4 është i mesëm i lartë, për zonat urbane me 21 klasa dhe me një sipërfaqe ndërtim shkolle prej 4001 metër katrorë. Janë parashikuar që të ndërtohen shtatë shkolla të Tipit 4. Do të ndërtohen një në njësinë administrative 2, një në njësinë administrative 7, një në njësinë administrative 8, një në njësinë administrative 9, një në njësinë administrative 11, një në Njësinë Administrative Dajt dhe një tjetër në Kashar.
Shkolla që do të ndërtohen nga Projekti për Koncesion sipas kategorive / tipeve
TIPI | Nr i shkollave | Përshkrimi Kriter |
Tipi 1 | 2 | Shkollë me 20 klasa për parashkollorë dhe shkollorë dhe 4 klasa kopsht |
Tipi 2 | 7 | Shkollë 9-vjeçare me 30 klasa plus 6 klasa kopsht |
Tipi 3 | 1 | Shkollë arsim bazë për zonat rurale |
Tipi 4 | 7 | Shkollë e mesme e lartë për zonat urbane |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Duke qenë një formë Partneriteti Publik Privat, është parashikuar që kostot e investimit të mbulohen fillimisht përmes fondeve të veta të subjektit privat fitues i koncesionit. Ndërtimi i shkollave dhe vënia e tyre në punë do të finalizohen brenda tetëmbëdhjetë muajve nga data e lidhjes së kontratës koncesionare. Shkollat do të ndërtohen njëkohësisht. Bashkia Tiranë do të fillojë të shlyej kostot e projektit pas tetëmbëdhjetë muajve, dhe shlyerja do të vijojë për shtatë vite me rradhë. Në momentit e shlyerjes së plotë do të bëhet edhe dorëzimi i shkollave nga Koncesionari tek Autoriteti Prokurues që është Bashkia. Në startim të projektit Koncesionari (subjekti fitues) do të përballojë me të ardhurat e veta të gjithë investimin për ndërtimin e objekteve arsimore dhe vënien në funksion të tyre, ndërsa Bashkia Tiranë do të përballojë me fondet e veta shpronësimet e trojeve private që do të përdoren për këtë qëllim. Financimi për shlyerjen e kostove të projektit do të sigurohet nga Taksa e përkohshme për Infrastrukturën Arsimore dhe nga transferta specifike të buxhetit të shtetit. Kjo taksë paguhet nga familjet, personat juridik e fizik, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të bashkisë Tiranë. Taksa do të mblidhet në vitet 2016 deri 2022, dhe parashikohen të mblidhen prej saj mesatarisht një miliard lekë në vit. Ndërsa në shtatë vite të pagesës së kostove të projektit, Ministria e Financave do të alokojë në formën e transfertave specifike vlerën 700 milion lekë në vit.
Programi në total ka vlerën totale të parashikuar prej 8 811 760 212 (tetë miliard e tetëqind e njëmbëdhjete milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë e dyqind e dymbëdhjetë) Lekë. Në këtë Vlerë totale të Projektit, janë parashikuar: Kostot për Shpronësimet; Kosto Direkte të Investimit të Koncesionarit pa TVSH; Kosto të Mirëmbajtjes pa TVSH dhe Marzhi i Fitimit të Koncesionarit.
Vlera e Përgjithshme e Projektit për Projektim, Financim, Ndërtim, Mobilim, Mirëmbajtje. Mbikëqyrje dhe Kolaudim 17 shkolla Bashkia Tiranë(në Lekë)
Kosto e Përgjithshme e Shpronësimit | 814 242 252 |
Kosto Direkte e Investimit pa TVSH | 5 406 768 353 |
Kosto e Mirëmbajtjes pa TVSH | 1 159 737 859 |
Marzhi Fitimit të Koncesionarit | 1 431 011 748 |
Totali Vlerë e Përgjithshme(1, 2, 3 dhe 4) | 8 811 760 212 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Duke llogaritur se sipërfaqja e ndërtimit(jo shfrytëzimit) infrastrukturë arsimore që do të përftohet në fund të projektit është 99 829 m2 një vlerësim i vlerës së projektit për metër katrorë sipërfaqe ndërtimi (jo shfrytëzimi) të përftuar në fund të projektit dhe dorëzimit të objektit koncesionar rezulton të jetë 88 268 lekë për metër katrorë sipërfaqe ndërtimi. Dhe kjo vlerë ka përllogaritur brenda të gjitha llojet e kostove sëbashku me shpronësimet dhe marzhin e fitimit për koncesionarin duke mos përllogaritur tatimin mbi vlerën e shtuar.
Vlera në Lekë për Metër Katrorë Sipërfaqe Ndërtimi Infrastrukturë Arsimore. Projekti PPP
Vlera në Lekë | Sipërfaqe ndërtimi ne m2 | Vlera në Lekë për m2 sipërfaqe ndërtimi (jo shfrytëzimi) infrastukturë arsimore |
|
Kosto e Përgjithsme e Shpronësimit | 814 242 252 | 99 829 | |
Kosto Direkte e Investimit pa TVSH | 5 406 768 353 | 99 829 | 54160 |
Kosto e Mirëmbajtjes pa TVSH | 1 159 737 859 | 99 829 | 11617 |
Marzhi Fitimit të Koncesionarit | 1 431 011 748 | 99 829 | 14335 |
Totali Vlerë e Përgjithshme(1, 2, 3 dhe 4) | 8 811 760 212 | 99 829 | 88268 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Bazuar në standardet e kontabilitetit dhe në kërkesat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 575 dt 10.07.2013 është bërë kategorizimi i kostove në dy grupe: Në kostot e drejtpërdrejta të investimit janë përllogaritur: kostot për shpronësimin e truallit vlera 814 242 252 lekë; kostot e ndërtimit plus instalime vlera 4 720 118 027 Lekë; kostot e studim projektimi 123 794 213 Lekë; kostot e supervizimit 53 506 790 Lekë; kostot e kolaudimit 1 907 078 Lekë; oponencat teknike 3 703 980 Lekë; kosto për mobilje dhe orendi 335 605 000 Lekë; kosto të pajisjeve të laboratorëve 166 773 267 lekë. Taksa e infrastrukturës është përllogaritur në vlerën zero. Në total të gjitha kostot e drejtpërdrejta të investimit janë përllogaritur 6 miliardë e 221 milionë lekë. Ku kosto të drejtpërdrejta të investimit janë pesë pikë katër miliard Lekë, dhe kjo pasi është hequr kosto e shpronësimit e cila mbulohet drejtpërdrejt nga vetë Bashkia.
Tabela përmbledhëse kostove totale direkte të investimit Shkolla Koncesion Bashkia Tiranë
Përshkrimi | Vlera | ||
Totali I Kostove Direkte te Investimit | 6 221 010 605 | ||
Kostot e Shpronësim Trualli dhe të Mirat e tij | 814 242 252 | ||
Kostot e Projektimit | 123 794 213 | ||
– Ndërtim + instalime | 4 720 118 027 | ||
– Oponenca teknike | 3 703 980 | ||
– Takse Infrastrukture | 0 | ||
– Leje mjedisore | 510 000 | ||
– Mbrojtje ndaj Zjarrit | 850 000 | ||
– Kosto Supervizimi | 53 506 790 | ||
– Kosto Kolaudimi | 1 907 078 | ||
– Mobiliet dhe Orendi | 335 605 000 | ||
– Investime IT&T dhe Labs | 166 773 267 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Për ndërtimin dhe vënien në funksion e shtatëmbëdhjetë shkollave është parashikuar të shpronësohen nga subjekte private 58 547,5 metër katror troje si dhe të mirat infrastrukturore që janë mbi këtë sipërfaqe (banesa, godina të tjera, pemë frutore). Vlera për shpronësime është parashikuar 814 242 252 lekë. Çmimi mesatar për një metër katror truall plus infrastrukturë e lidhur me trojet, përllogaritet të jetë 281 320 lekë. Shpronësimet janë parashikuar vetëm për ato sipërfaqe ndërtimi që rezultojnë të jenë pronësi private. Një pjesë e sipërfaqes tashmë është përzgjedhur nga Bashkia dhe rezulton pronë publike nën administrim të një institucioni publik. Kjo do të merret në administrim sipas procedurave të administrimit të pronës publike.
Tabela për Shpronësim Troje dhe Pasuri të Patundshme, Vlera në lek dhe Sipërfaqe sipas Njësive Administrative
Njësia Administrative ku është shesh ndërtimi | Tipi i Institucionit Arsimore sipas klasifikimeve | Vlera në Lekë për Shpronësim (troje dhe të mira të lidhura me truallin) |
Sipërfaqja terren për tu shpronësuar |
Nj. Admin. 05 | Tipi 2 | 218,519,847 | 3,263 |
Nj. Admin. 07 | Tipi 4 | 261,101,406 | 8,482 |
Nj. Admin. 08 | Tipi 1 | 150,790 | 5 |
Nj. Admin. 08 | Tipi 4 | 150,790 | 5 |
Nj. Admin. 09 | Tipi 1 | 23,404,716 | 687 |
Nj. Admin. 09 | Tipi 4 | 23,404,716 | 687 |
Nj. Admin. 11 | Tipi 2 | 103,053,248 | 4,484 |
Nj. Admin. 11 | Tipi 4 | 103,053,248 | 4,484 |
Nj. Admin. Dajt | Tipi 4 | 53,044,000 | 14,900 |
Nj. Admin. Farke | Tipi 3 | 3,368,064 | 7,518 |
Nj. Admin. Kashar | Tipi 2 | 20,913,060 | 4,930 |
Nj. Admin. Kashar | Tipi 2 | 2,039,184 | 4,552 |
Nj. Admin. Kashar | Tipi 4 | 2,039,184 | 4,552 |
TOTALI | 814,242,253 | 58,549 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Kostot për ndërtimin e shkollave, sipas studimit të fizibilitetit të Bashkisë Tiranë, janë parashikuar katër pikë shtatë miliard Lekë (ose 34.7 milionë euro). Shkollat e Tipit 1, 2 dhe 3 kanë edhe klasa kopshti, ndërsa tipi i katërt jo. Sipërfaqja për ndërtimin e shkollave është 88 036 metra katror. Sipërfaqja për ndërtimin e kopshteve është 11 729 metra katror. Çmimi mesatar për ndërtimin e një metër katror sipërfaqe shkollë është parashikuar 46 332 lekë për metër katror, ndërsa për kopësht është parashikuar 54 381 lekë për metër katror. Kosto të tjera të investimit si ajo për Studim Projektimi, Mbikëqyrje të Punimeve, Kolaudimi, Oponenca Teknike, Mbrojtje ndaj Zjarrit, Leja Mjedisore, Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë janë përllogaritur sipas Relacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike me numër protokolli 21407/2, datë 09. 08. 2016.
Mobilimi i 17 shkollave është parashikuar të kushtojë pesëqind e dy milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë lekë, prej të cilave treqind e tridhjetë e pesë milion do të shkojnë për mobilime ndërsa njëqind e gjashtë dhjetë e gjashtë milion do të kushtojnë pajisjes me laborator të shkollave. Përllogaritjet janë bërë pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar.
Veç nderimit dhe kostove të ndërtimit projekti ka edhe mirëmbajtje të objekteve arsimore për periudhën kohore shtatëvjeçare, periudhë gjatë së cilës Bashkia si autoritet kontraktues do të paguaj investimin për privatin vit pas viti. Tek kosto të mirëmbajtjes ky studim fizibiliteti dokument në procesin e kontraktimit me tenderim për projektin koncesionar përllogarit këta zëra:
Kosto për mirëmbajtje të aseteve (ndërtesa, pajisje, mobile dhe sistem laborator IT), kosto për staf ku janë parashikuar personel roje, personel sanitare, personel sekretarie. Për këtë kategori kostosh, përllogaritjet janë bërë duke u bazuar tek të dhënat të kostove që aplikohen nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit, drejtori në vartësi të Bashkisë. Kostot vjetore të mirëmbajtjes për efekt llogaritjesh janë parashikuar deri në përfundim të PPP-së, periudhë shtatëvjeçare. Në total Kostot e Mirëmbajtjes përllogariten se do të jenë një miliard e njëqind e pesëdhjetë e nëntë milion e shtatëqind e tridhjetë e shtatë mijë lekë.
Tabela për Kosto Mirembajtje
Kostot Direkte të Mirëmbajtjes | 1,159,737,664 | |
I | Kostot e Mirëmbajtjes së Aseteve | 763,592,363 |
1 | – Kostot e Mirëmbajtjes së Ndërtesave | 176,556,240 |
2 | – Kostot e Mirëmbajtjes së Pajisjeve | 446,105,322 |
3 | – Kostot e mirëmbatjes Mobiljet
dhe Orendi |
55,846,898 |
4 | – Mirëmbajtje IT&T (HD+SW) | 85,083,903 |
II | Staf Mirembajtje | 396,145,301 |
1 | Staf Roje | 58,272,458 |
2 | Staf Sanitare | 251,473,857 |
3 | Staf Sekretare | 50,368,763 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list , faqe 241
Komente dhe Analiza: ODA
Në përllogaritjen e kostove të drejtpërdrejta të investimit është përllogaritur brenda kostove preventive edhe marzh fitimi për kontraktorin apo nënkontraktorin. Por në Studimi i Fizibilitetit parashikon edhe nevojën për përllogaritje të marzh fitimi shtesë. Kjo pasi koncesionarit vlerat e investuara për këtë qëllim do ti mbulohen në harkun kohorë të shtatë viteve. Gjatë këtyre shtatë viteve është parashikuar të rimbursohet për vlerën në kohë të parasë si dhe për pjesën e mbajtjes së zakonshme dhe jo të zakonshme për këtë periudhë. Për këtë arsye si marzh fitimi është marrë si tavan norma mesatare e obligacioneve të qeverisë shqiptare për obligacione shtatëvjeçare fikse në datat 2015 dhe 2016. Në total Partnerët privat të këtij koncesioni do të marrin marzh fitimi vjetor mbi fitimin kontraktor prej 6.28% dhe kjo përqindje do të paguhet për vlerën e pa kthyer të kostove të projektit çdo vit për periudhën shtatëvjeçare. Në total partnerët privat të koncesionit është parashikuar të marrin 1 358 180 210 (një miliard e treqind e pesëdhjetë e tetë milion e njëqind e tetëdhjetë mijë e dyqind e dhjetë) Lekë.
Fitimi Vjetor (jokontraktori) për Partnerin e Koncensionit sipas viteve, Koncesioni Infrastruktura Arsimore. Marzh fitimi 6.28%
Viti | Kosto Direkte e Investimit fillim periudhe ne Lekë | Shlyerje Vjetore në Lekë | Vlera paguar për Marzh fitimi mbi Koston Direkte sipas viteve |
Viti 1 | 5 406 768 353 | 772 395 479 | 339 545 053 |
Viti 2 | 4 634 372 874 | 772 395 479 | 291 038 616 |
Viti 3 | 3 861 977 395 | 772 395 479 | 242 532 180 |
Viti 4 | 3 089 581 916 | 772 395 479 | 194 025 744 |
Viti 5 | 2 317 186 437 | 772 395 479 | 145 519 308 |
Viti 6 | 1 544 790 958 | 772 395 479 | 97 012 872 |
Viti 7 | 772 395 479 | 772 395 479 | 48 506 436 |
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Burim: Studimi i Fizibilitetit , Koncension http://openprocurement.al/sq/concession/list
Komente dhe Analiza: ODA
Në vitin e parë të shlyerjes së kostos së investimit, këto kompani koncesionare do të fitojnë vetëm nga interesi si marzh fitimi për vlerën në kohë të parasë treqind e tridhjetë e nëntë milion e pesëqind e dyzet e pesë mijë e pesëdhjetë e tre) Lekë. Të dhëna më të detajuara për këto Programe Koncesionare janë të publikuara në databazën tonë me të dhëna të hapura (Open Data) mbi prokurimet publike dhe koncesionet.
Kjo analizë u realizua në Kuadër të Programit Para, Qeverisje dhe Pushtet (Money, Government and Politics) aktiviteti për Regjistrin Koncesionar.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ledina Loga