Rreziku për keqpërdorim të parave publike në Zgjedhje është i larte. Denoncimi i AIS për keqpërdorim të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, në Zgjedhje të 25 Prillit, u rrëzua nga Institucionet e Hetimit Administrativ. Ato nuk dhanë zgjidhje për shkeljet e konstatuara në zonën ku kandidoi Kryeministri Rama. AIS kallëzoi se në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, Këshilli i Ministrave Vendim datë 25 mars dhe Këshilli Bashkiak Durrës Vendime 12-24 Prill, transferuan-ekzekutuan në Durrës 6.1 Milion Euro grante jo emergjente, përfitues Individ vlerë 1-5 mijë USD. Komisioneri u shpall jo kompetent dhe refuzoi padinë. KAS pas Apelimit të AIS, pranoi hetimin, por e përfundoi me vetëm një seancë ku nuk u dëgjuan ekspert dhe palë të Kallëzuara. Nisur nga qëndrime të Komisjonerit e KAS-it, organizata ngre alarmin se Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm 3 – 5 vjet, potencialisht do të përdoret edhe në Zgjedhje të ardhshme për të kompromentuar votuesit me dhënie grant individual pak orë para votimit.
Etapa të Procesit AIS kundër Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, Denoncim, Vendim, Hetim Administrativ:
- Data 31 Maj 2021, AIS paraqet Denoncim pranë Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Fondi i Rindërtimit u Përdor në Durrës për Favorizim të Subjekti Elektoral PS. Të Kallëzuar Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës Këtu
- Data 16. 07. 2021, Komisjoneri Shtetëror Përgjigje dhe Kërkesë për Informacion nga Institucione të Kallëzuara Këtu
- Vendim Nr. 439 datë 2.08.2021 Vendim i Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet për Zgjatje të Afatit të Shqyrtimit Administrativ Këtu
- Refuzim nga Komisioneri. Vendim i KQZ (nr. 457, datë 01.10.2021 ) Për shqyrtimin administrativ për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës Këtu
- 28 tetor 2021. Ankimim AIS Kundër: Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet Këtu
Seanca në KAS u mbajt në datën 8 nëntor. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi Kërkesën tonë për ndryshim të Vendimit të Komisionerit Shtetoror pjesa e mos kompetencës, por rrëzoi pretendimet për parregullsi të akteve të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, akte që bënë të mundur pagesa të granteve Individuale pak orë përpara ditës së Votimit. Teksti i Njoftimit të KAS si më poshtë:
𝐊𝐀𝐒 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐚𝐧𝐤𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐈𝐒.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot (data 8 Nëntor) kërkesën ankimore nr. 74, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 457, datë 01.10.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, me ankimues organizatën Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS).
Instituti Shqiptar i Shkencave ka kundërshtuar aktet të Këshillit të Ministrave dhe bashkisë Durrës lidhur me fondet që kanë akorduar për subjektet e prekura nga tërmeti. Për këtë ankimim, KSHZ kishte shpallur mos kompetence.
Pas dëgjimit të palës ankimuese dhe shqyrtimit të dokumentacionit, KAS konstatoi se shqyrtimi është kompetencë e organeve të KQZ-së, ndaj me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës për ndryshimin e vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve sa i përket shpalljes së mos-kompetencës së për shqyrtimin e denoncimin e ankimuesit.
Në përfundim të hetimit administrativ, KAS konkludoi se aktet e kundërshtuara nga Instituti Shqiptar i Shkencave, nuk formojnë shkelje të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të KRR (reformatori), sepse nëpërmjet tyre nuk propozohet, nuk miratohet dhe nuk bëhet alokim fondesh rishtazi por përcaktohen procedura ekzekutive, ndaj me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës për vendosjen e sanksionit administrativ për shkelje të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ.
Ky Vendim mund të kundërshtohet në Gjykatë Administrative brenda 30 ditëve nga Zbardhja e tij në Faqen e KQZ.